• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Gurë e shkop bejsbolli ndaj policisë para sfidës Tirana-Partizani, pranga tifozëve të dhunshëm
Home
Futboll

Gurë e shkop bejsbolli ndaj policisë para sfidës Tirana-Partizani, pranga tifozëve të dhunshëm

30 January, 2018 g.autor Futboll, Sport

Kur kanë kaluar gati dy muaj nga ngjarja e ndodhur para fillimit të ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani, policia ka arrestuar tre persona. Shtetasit B.B, 33 vjeç; A.M, 38 vjeç; dhe A.Xh, 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes së basketbollit midis ekipeve Tirana–Partizani.

“Më datë 09.12.2017, rreth orës 17.30, në rruga “Dritan Hoxha”, para fillimit të ndeshjes së basketbollit e cila do zhvillohej në pallatin e sportit “Asllan Rusi” ndërmjet ekipeve Tirana–Partizani, këta shtetas me disa persona të tjerë ende të pa identifikuar, jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e tjera të Komisariateve të Policisë Nr 2 dhe 3 duke i goditur me sende të forta, gurë, drunj e shkopinj bejsbolli.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera të Policisë, bëri të mundur neutralizimin e veprimeve të mëtejshme nga ana e tifozëve kundrejt policisë si dhe më pas arrestimin e tre prej tyre të cilët qëlluan punonjësit e policisë me sende të forta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Motivi i kësaj situate ka qenë se punonjësit e policisë kishin marrë detyrë që atë grup tifozësh prej afro 130 personash ta zhvendosnin nga aty ku ishin pozicionuar pasi ishin burim konflikti dhe ishin përgatitur të prodhonin konflikt me ekipin kundërshtar, atë të Tiranës.

Ndalimi i këtyre tre shtetasve është bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, ndërkohë që vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin edhe të personave të tjetër që kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, 29 vjeç, I.S, 23 vjeç, dhe TH.N, 20 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta, të kryera në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas videos me "Noizy-n", Linda Rei ndahet nga i dashuri! DETAJET... (FOTO)
Previous article ‘Bomba’ e madhe plas në fund, e konfirmon trajneri: Icardi tek Reali!

g.autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT