• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Testimet me majmunë/ Kur lobimi kthehet në bumerang
Home
Teknologji

Testimet me majmunë/ Kur lobimi kthehet në bumerang

30 January, 2018 luljetaautor Teknologji

Me fondet e industrisë së automobilëve, studiuesit testuan efektet e gazrave të oksidit të azotit duke bërë eksperimene me majmunët dhe njerëzit. Koncernet distancohen, por studime të tilla nuk janë edhe aq të rralla.

Deutschland Tierexperimentelle Forschung der Uni Münster (picture-alliance/dpa/F. Gentsch)
Publikimet e fundit janë e kundërta e asaj që mund të bëhej për imazhin e mirë – 10 majmunë të mbyllur në kabina të vogla nën gazrat direkte të një automjeti Volkswagen Beatles për katër orë- për qetësim ofrohej një film vizatimor në televizion – kështu i përmbledh “New York Times” Jake McDonaldin, një nga krerët e këtij eksperimenti. “Ata shohin me dëshirë filma vizatimorë”, thotë ai në një seancë dëgjimore para një gjykate amerikane kundër prodhuesit gjerman të automjeteve, Volkswagen. Eksperimentet ishin pjesë një studimi që do të provonte, se prania e oksidit të azotit tek automjetet e reja është reduktur dukshëm. Bëhet fjalë për gazin NO2, oksidin e azotit, vlerat e të cilit u manipuluan me vite në SHBA nga koncerni i automjeteve.

Koncernet distancohen nga EUGT

Eksperimenteve me majmunët u shtohen raportimet për eksperimente me njerëz në klinikën universitare të Aachenit. 25 testues me shëndet të mirë u testuan për tre orë duke iu ekspozuar gazrave të oksiditit të azotit. Fokusi ishte tek prania e oksidit të azotit në vendin e punës, megjithatë koncernet e automjeteve reaguan fort ndaj këtyre eksperimenteve që të paktën indirekt janë të financuar nga vetë ato.

“Do të kishte qenë më mirë, që të mos ishte kryer një eksperiment i tillë”, shkruan Volkswagen në një prononcim të tij. “Ne i dënojmë me ashpërsi testime të tilla”, shkruan Daimler. Koncernet duhet të japin shpjegim, sepse porosia për të dyja tetimet erdhi nga EUGT, Shoqata Europiane e Studimeve për Mjedisin dhe Shëndetin në Sektorin e Transportit – organizatë që u themelua në vitin 2007 nga katër koncerne të mëdha gjermane, BMW, Daimler, Volkswagen e Bosch. EUGT u krijua zyrtarisht me synimin për të studiuar pa paragjykime efektet e transportit tek njeriu dhe mjedisi, siç thuhet në një deklaratë shtypi të vitit 2008.

“EUGT na ka rënë në sy në vitin 2017”, thotë Christina Deckwirth nga organizata “Lobbycontrol” në Köln in intervistë me Deutsche Wellen. Aty bëhej fjalë për komisionin hetimor si pasojë e skandalit të manipulimit të gazrave, ku kreu i bordit studimor të EUGT-s, Helmut Greim nga Universiteti Teknik i Mynihut ishte si konsulent. Lobbycontroll paralajmëroi për një konflikt interesi. “Kreu i një organizate lobingu për dizelin nuk mund të bëjë një vlerësim objektiv për dëmin e dizelit”, thotë ekspertja e Lobbycontrol.

“Po dëmtojmë në masë të madhe të ardhmen”

Helmut Greim është për disa i kontestuar, për të tjerë i shumëvlerësuar. Toksikolugu ka qenë konsulent në disa komisione dhe ka dhënë gjykime për rreziqet e shëndetit të gazrave industrialë. Së fundmi ai u pronocua për pesticidin glyfosat. “Nuk është shkaktar i kancerit”, është shprehur ai. Kujtojmë se për një studim për glyfosatin Greim ka marrë fonde nga prodhuesi i pesticidit, Monsanto, siç kanë vërtetuar hulumtimet e emisionit të ARD-së, Monitor.

Greim kundërshton për Deutsche Wellen akuzën e punës lobuese. “EUGT është një institucion i financuar nga industria e automobilëve, por komisioni shkencor punon tërësisht i pavarur, ndikime të çfarëdolloji nga bordi i EUGT-së nuk do t’i kishim pranuar”, shkruan Greim.

Ferdinand Dudenhöffer, ekspert për automjetet nga Universiteti i Duisburgut-Essen thotë se “eksperimentet me majmunë janë në kufirin e asaj që mund të lejojë budallallëku njerëzor.” Nuk mund të besohet vërtet, se përmes eksperimenteve me majmunë mund të shesësh automjete në SHBA.” Sipas tij industria e automobilëve për shkak të shkarjeve të tilla ka jo vetëm një problem me të shkuarën, “por ne dëmtojmë në masë të madhe edhe të ardhmen.”

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Manchester City nuk di të ndalet, gati transferimi i radhës
Previous article VLORE/ 150 kg kanabis në furgon arrestohet 42-vjeçari një tjetër në kërkim (EMRI)

luljetaautor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë Teknologji

GOOGLE VENDOS KUFIJ PËR VIDEOT ME AI NË YOUTUBE/ Përmbajtja artificiale do të etiketohet qartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT