• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BIE NDJESHËM MBËSHTETJA E SERBËVE PËR ANËTARËSIMIN NË BE/ Kush është përgjegjës për krizën e besimit?
Home
Rajon

BIE NDJESHËM MBËSHTETJA E SERBËVE PËR ANËTARËSIMIN NË BE/ Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

10 January, 2026 s.autor Rajon

Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE sa i përket integrimit po parakalohet aktualisht nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe Shqipëria në rrugën drejt Brukselit. Pritja e pafund me sa duket ka shtuar zhgënjimin e serbëve me Bashkimin Europian. Sondazhi i publikuar ditët e fundit në Beograd, tregon, se vetëm rreth një e treta e serbëve ende duan të bashkohen me BE-në.

Sondazhi i kryer nga organizata me seli në Beograd, Qendra për Politikë Bashkëkohore (CSP), arrin në përfundimin, se vetëm 36 përqind e popullsisë është në favor të anëtarësimit në BE. Madje mbështetja për BE po bie me shpejtësi. Rreth 15 vjet më parë, 70 përqind e serbëve ishin në favor të anëtarësimit, shifra pësoi rënie në vitet që pasuan, por i kalonte 50 përqind. Sipas CSP vërehet gjithashtu përqindje e ndjeshme në rritje e të anketuarve që e refuzojnë hapur anëtarësimin. Me 33 përqind, tani ata janë pothuajse aq sa ata që janë në favor.

Kush është përgjegjës për krizën e besimit?

Rezultatet e sondazhit kanë nxitur debate në Serbi, se kush është përgjegjës për krizën e besimit ndaj BE: një qeveri autoritare që nxit rregullisht ndjenja anti-perëndimore tek mediat e afërta me të? Apo shtetet anëtare të BE-së që e kanë bllokuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor për vite me radhë? Ekspertja serbe për çështjet europiane nga Beogradi, Bojana Selakovic, është e bindur, se të dyja palët kanë përgjegjësitë e tyre. “Qeveria e Aleksandar Vuçiçit nuk e ka braktisur zyrtarisht anëtarësimin në BE, por në realitet, anëtarësimi nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj”, thotë Selakovic, koordinatore e platformës qytetare serbe “Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian”, cituar nga agjencia gjermane e lajmeve, kna. Selakovic shton, se edhe për BE-në, kjo pritje e pacaktuar dukej një status quo e pranueshme gjatë viteve.

Marrëdhënia e Serbisë me Brukselin ishte si një “martesë të hapur”, krahason Selakovic, në këtë kohë Vuçiçi krijoi lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë. Ekspertja kritikon Brukselin, që shpesh i mbyllte sytë ndaj manipulimit të zgjedhjeve ose masave kundër shtypit dhe opozitës. Në këmbim, Beogradi siguronte një qetësi të tensionuar në rajon. Kritikët e BE ka kohë që qëndrimin e Brukselit e quajnë mbështetje për “stabilokracinë.”

Popullaritet më i madh tek rinia

Ende BE-ja është më e popullarizuar në mesin e të rinjve. Për eksperten Selakovic, “ata janë e vetmja gjeneratë që e percepton BE-në si një instrument natyror për mundësi jetësore: lëvizshmëri, kufij të hapur, arsim, qasje në tregun e punës dhe siguri ligjore.”

Prej më shumë se një viti, Serbia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme politike. Pas katastrofës në stacionin e trenit të Novi Sadit më 1 nëntor 2024, në të cilën vdiqën 16 persona,u zhvilluan çdo javë protesta. Vuçiç ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare për këtë vit, një nga shumë kërkesat e studentëve demonstrues.

Ishin protestat që e rikthyen më fort vëmendjen e BE nga qeveria e Serbisë për shkak të akuzave për dhunë kundër demonstruesve dhe gazetarëve. Diplomatët e Brukselit bëjnë presion për reforma, si në lidhje me sundimin e ligjit edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Por sipas Selakovic kjo kthesë nga Brukseli vjen mjaft vonë: “Dëmi është bërë tashmë. Axhenda evropiane ka humbur besueshmërinë në Serbi, ndërsa qeveria ka qenë në gjendje të konsolidojë pushtetin e saj pa ndonjë kufizim real”, citon kna./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË NOVOSELË/ Shoferi humbet kontrollin dhe përplaset me bordurën anësore
Previous article PLANET E TRUMP PËR ANEKSIMIN E GROENLANDËS/ Ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT