• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PLANET E TRUMP PËR ANEKSIMIN E GROENLANDËS/ Ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët
Home
Nderkombetare

PLANET E TRUMP PËR ANEKSIMIN E GROENLANDËS/ Ministria daneze e Mbrojtjes: Do detyrohemi të përdorim armët

10 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës ka konfirmuar se trupat daneze janë të detyruara ligjërisht të përdorin armët, edhe pa urdhër të drejtpërdrejtë, në rast se Groenlanda do të pushtohej me forcë.

Ky detyrim bazohet në një direktivë të vitit 1952, e cila, sipas ministrisë, mbetet ende në fuqi.

Deklarata vjen mes sinjaleve të përsëritura nga administrata e Donald Trump për marrjen nën kontroll të Groenlandës, territor autonom i Danimarkës. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti po shqyrton disa opsione, përfshirë edhe përdorimin e forcës ushtarake, një skenar që do ta vendoste NATO-n përballë një situate të paprecedentë: përplasjes mes dy vendeve anëtare.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj një aleati të NATO-s do të minonte themelet e aleancës dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se po shqyrtohen alternativa të ndryshme për “përvetësimin” e Groenlandës. Zëvendësshefi i kabinetit të Donald Trump, Stephen Miller, deklaroi se SHBA do të vepronte “si superfuqi”, ndërsa Sekretari i Shtetit Marco Rubio u përpoq të ulë tonet, duke theksuar se blerja mbetet një nga opsionet në shqyrtim.

E themeluar në vitin 1949 për të frenuar agresionin sovjetik, NATO sot ka 32 vende anëtare. Pas më shumë se 75 vitesh, roli i aleancës mbetet i rëndësishëm por vazhdimisht i sfiduar. E ndërsa tensionet gjeopolitike rriten, NATO gjendet përballë një pikëpyetjeje kyçe: do të mund të ruajë unitetin apo do të pësojë fraktura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIE NDJESHËM MBËSHTETJA E SERBËVE PËR ANËTARËSIMIN NË BE/ Kush është përgjegjës për krizën e besimit?
Previous article KOMPESIMI PËR FËMIJËT NËN 18-VJEÇ/ Kontabilistët: Ja si mund të përfitoni edhe rimbursim për arsimimin e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT