• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VJOSA NË PIKËN KRITIKE/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë
Home
Aktualitet
Kronikë

VJOSA NË PIKËN KRITIKE/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

7 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Problematike paraqitet situata në Novoselë, ku niveli i lumit Vjosë ka arritur në kuotën 8 metra, ndërkohë që mbi kuotën 8.5 metra, Vjosa nis përmbytjen e zonave përreth, duke shtuar ankthin e frikën e banorëve.

Situata vijon të mbetet shqetësuese, pasi prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë ende të larta.

Gjendja paraqitet e pafavorshme edhe për shkak të erës bregdetare, e cila ka krijuar pengesa në derdhjen e lumit në det, duke rënduar më tej situatën hidrike.

Banorët e zonave të prekura shprehen të indinjuar, duke theksuar se kjo situatë përsëritet prej vitesh dhe, sipas tyre, nuk janë marrë masa konkrete për parandalimin e përmbytjeve.

Situata nga reshjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

Është mbledhur në ambientet e Njësisë Administrative Novoselë, shtabi i Emergjencave për të analizuar situatën e krijuar pas reshjeve intensive dhe daljes nga shtrati të lumit Vjosë.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, ka kërkuar informacion të detajuar nga të gjitha strukturat përgjegjëse, duke theksuar nevojën për gatishmëri maksimale në menaxhimin e situatës, ku prioritet mbetet siguria e banorëve.
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, paraqiti një pasqyrë të situatës në qytet pas reshjeve dhe kërkoi që t’u jepet zgjidhje përfundimtare banesave pranë shtratit të lumit, përmes largimit të tyre dhe sistemimit në banesa sociale.

Ndërsa kreu i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, kërkoi zgjidhje për problematikën e gërryerjes së tokave në Mifol, si dhe për argjinaturën në Bishan.

Ndërkohë, shefi i Rendit, Shpëtim Hasanaj, iu referua edhe problematikave në qarkullimin rrugor dhe masave të ndërmarra për garantimin e sigurisë.

Nga institucionet u theksua gatishmëria për ndërhyrje në çdo situatë dhe ofrimin e ndihmës për banorët, nëse përmbytjet krijojnë rrethana më shqetësuese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VJEDHUR NË GJERMANIA/ Sekuestrohet “BMW M-8” me vlerë 140 mijë euro në Vorë
Previous article "BASHKËPUNO, OSE..."/ SHBA kërcënon ministrin e brendshëm të Venezuelës. Reuters: Rodríguez-it i kanë gjetur pasuritë e fshehura në Katar

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT