• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISHTE LIRUAR NGA BURGU PËR ARSYE MJEKËSORE/ Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Nargis Mohammadi
Home
Jetë

ISHTE LIRUAR NGA BURGU PËR ARSYE MJEKËSORE/ Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel për Paqen më 2023, Nargis Mohammadi

12 December, 2025 s.autor Jetë

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2023, Narges Mohammadi, është arrestuar në Iran, ku më parë ishte liruar përkohësisht për arsye mjekësore.

“Sipas informacioneve të besueshme që ka marrë Fondacioni ‘Narges Mohammadi’, aktivistja u mor me forcë nga forcat e sigurisë dhe policia rreth një orë më parë, gjatë një ceremonie të mbajtur në ditën e shtatë të zisë në kujtim të Khosrow Alikordi,” njoftoi sot në X komiteti mbështetës i saj.

Avokatja e saj franceze, Shirin Ardakani, e konfirmoi informacionin për Agjencinë Franceze të Lajmeve.

Narges Mohammadi, 53 vjeç, e cila ishte burgosur pas dënimit të saj nga një gjykatë iraniane, mori Çmimin Nobel në vitin 2023 për “luftën kundër shtypjes së grave në Iran dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë”. Ajo ishte liruar përkohësisht në dhjetor 2024.

Bashkëshorti i saj, Taghi Rahmani, që jeton në Paris, njoftoi gjithashtu në X se Mohammadi u arrestua gjatë ceremonisë në qytetin lindor të Mashhadit, së bashku me një aktiviste tjetër të njohur, Sepideh Gholian.

Khosrow Alikordi, 45 vjeç, kishte përfaqësuar në gjykatë persona të arrestuar gjatë shtypjes së protestave të vitit 2022. Trupi i tij u gjet më 5 dhjetor dhe organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë hetim për vdekjen e tij.

Sipas Iran Human Rights, një organizatë me qendër në Norvegji, “ekzistojnë dyshime serioze se mund të bëhet fjalë për një vrasje nga shteti”.

Organizata HRANA (Human Rights Activists News Agency), me qendër në SHBA, publikoi pamje të Mohammadi gjatë ceremonisë, ku ajo shihej mes mbështetësve pa shaminë e detyrueshme për gratë në hapësira publike në Iran.

Sipas HRANA, të pranishmit thërrisnin slogane si: “Rroftë Irani!”, “Luftojmë, vdesim, por nuk pranojmë poshtërim” dhe “Vdekje diktatorit”, gjatë ceremonisë e cila, sipas traditës islame, mbahet në ditën e shtatë pas vdekjes së Alikordit.

Pamje të tjera të transmetuara nga rrjete televizive në persisht, me seli jashtë Iranit, e tregonin Mohammadin teksa ngjitej në një automjet dhe nxiste të pranishmit të vazhdonin thirrjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BURGIMI ËSHTË ANTIKUSHTETUES"/ Veliaj padi të re në GJK: Kryebashkiaku mungon në detyrë…
Previous article E RËNDË/ Rrëzohet avioni në Maqedoninë e Veriut, plagosen dy shqiptarë nga..

s.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT