• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
S’pranoi ndarjen nga ish e dashura police, ajo që rrezikon tani djali i ri është më e rëndë
Home
Sociale

S’pranoi ndarjen nga ish e dashura police, ajo që rrezikon tani djali i ri është më e rëndë

30 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Përndiqte efektiven e policisë dhe pas dënimit, arrestohet sërish i riu nga Berati. Një 30-vjeçar ka përfunduar për të dytën herë në prangat e policisë pas denoncimit të bërë në Komisariatin e Policisë së Kuçovës nga një vajzë 27 vjeçe. Policia bën të ditur se i arrestuari është Alves Hoxha, 30 vjeç, banues në fshatin Breshtan të Beratit. 30- vjeçari u prangos nga efektivët e policisë nën akuzën e “Përndjekjes”. Vetë denoncuesja e të riut, vajza me inicialet N.Q., është punonjëse policie.

27-vjeçarja është detyruar t’i drejtohet sërish komisariatit të policisë për të bërë kallëzim, pasi Alves Hoxha vazhdimisht i dërgonte mesazhe në telefon. Historia është përsëritur për të dytën herë brenda një kohe të shkurtër, pasi 30-vjeçari Hoxha rezulton i dënuar për të njëjtën vepër. Ai kishte vetëm pak muaj që kishte shlyer dënimin, po për kanosjen e 27-vjeçares. Sipas asaj që ka deklaruar vetë efektivja e policisë, i riu i ishte kthyer në shqetësim për jetën e përditshme, pasi mesazhet e dërguara prej tij, i krijonin një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe frike.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se, Alves Hoxha ka bërë një gjë të tillë dhe kohë më parë, gjë për të cilën gjithashtu ka bërë denoncim. Pas denoncimit të bërë, efektivët e policisë së Komisariatit të Kuçovës bënë menjëherë arrestimin e të riut. Arrestimi i tij është bërë të premten e kaluar dhe tashmë rrezikon një dënim më të rëndë se i pari. Kjo pasi mes dy të rinjve ka pasur një histori dashurie në të kaluarën dhe Kodi Penal parashikon që, kur kjo vepër kryhet nga ishbashkëshorti, ish-bashkëjetuesi apo personi,i cili ka pasur lidhje shpirtërore me të dëmtuarin, dënimi rritet me një të tretat e dënimit të dhënë.

Çështja në ngarkim të Alves Hoxhës i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për hetime të mëtejshme dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë. “Më datë 26.01.2018 u ndalua shtetasi A.H, vjeç 30, banues në fshatin Breshtan, Berat, i dënuar më parë, pasi shtetasja N.Q, vjeç 27, ka kallëzuar se ka marrë në mënyrë të përsëritur mesazhe ngacmuese nga telefoni i tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat”, bëhet e ditur nga Policia.

LIDHJA

Mësohet se mes vajzës 27-vjeçare dhe djalit të arrestuar ka pasur në të kaluarën një marrëdhënie dashurie, që ka përfunduar. Por, 30- vjeçari Alves Hoxha nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke i kërkuar vajzës me ngulm që t’i rikthehet lidhjes. Vajza, duke qenë e bindur në vendimin e marrë prej saj, i ka kërkuar të riut që të mos e shqetësojë. I riu nga ana tjetër ka vazhduar ta shqetësojë dhe për këtë arsye, vajza bëri denoncim. Edhe pas dënimit me heqje lirie, 30-vjeçari, pasi ka rifituar të drejtën për të përdorur telefonin, ka nisur sërish të shqetësojë me mesazhe elektronike ish-të dashurën e tij.

178 vajza, denoncim për përndjekje

Nga janari 2017 deri në javën e katërt të muajit janar të këtij viti, 178 femra kanë denoncuar se përndiqen nga ish-i dashuri apo ish-bashkëshorti. Vetëm për këtë muaj, uniformat blu kanë marrë 5 raste denoncimi. Për psikologët, denoncimi i dhunës apo edhe përndjekjes nga ana e viktimave, shihet si një formë emancipuese për shoqërinë. Rastet e denoncuara tregojnë se femrat përndiqen jo vetëm në rrjetet sociale, por edhe në rrugë. Por, përveç rasteve të denoncuara ka me dhjetëra raste të tjera, që nuk denoncohen. Shumë prej tyre përfundojnë dhe në fatalitet, siç ishte edhe ai i vrasjes së 21-vjeçares Ariela Murati në Tiranë nga Aldison Belulaj. Studentja e Juridikut ndërroi jetë në vend, ndërsa 23-vjeçari Belulaj vdiq në spital, pasi qëndroi disa ditë në gjendje kome.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milan arrin marrëveshje me Palmeiras, Gomez e refuzon dhe 'acaron' më tej situatën
Previous article Buffon nuk dorëzohet: Dua të luaj përsëri, ndoshta edhe dy sezone…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT