U nominua te ‘Bleta e Artë 2017’, reagon drejtori i Arkivave: Edhe pse nuk thumboj…
Mbrëmë në një event madhështorë janë ndarë çmimet e përvitshme “Bleta e Artë”.
Në këtë cemoni i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë çmimet e fituesëve.
Mes trofeve, u shpërndanë çmime edhe për administratorët e drejtorive publike.
Kështu, për çmimin administratori vitit ishin nominuar, Ardit Bido drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, Perlat Kapisyzi, drejtor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” dheHantin Bonati, drejtues i sekretariatit kombëtar të ujit.
Fitues për këtë kategori u shpall Perlat Kapisyzi, drejtor i Siptalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, për të cilin kryeministri Rama nuk i kurseu lëvdatat.
Një ditë më pas, drejtori i Arkivave, Ardit Bido reagon në një postim në facebook duke shprehur mirënjohjen për përfshirjen e tij në këto nominime.
“Edhe pse nuk thumboj…Dje u nominova ndër tre administratorët e vitit në çmimet “Bleta e artë 2017”, e organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nën kujdesin e Kryeministrit. Një vlerësim motivues për të cilin jam thellësisht mirënjohës. Pa dyshim që merita i takon një stafi të përkushtuar, të cilët i japin frymë Arkivave që Frymëzojnë”, shkruan Bido.
Ndërsa për çmimin administratorja e vitit, u nominuan Belinda Ikonomi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Rezana Vrapi, drejtoreshë e qendrës së shërbimeve arsimore dhe Vasilika Vjero, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.
Në këtë garë çmimin kryeministri Rama ia dorëzoi drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero, ku vlerësoi lart punën e saj gjatë vitit që lam pas.



