• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE”/ Kjo do të jetë tema e këtij viti për festat në Tiranë
Home
Kulturë

“LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE”/ Kjo do të jetë tema e këtij viti për festat në Tiranë

27 November, 2025 s.autor Kulturë

Kryeqyteti po përgatitet për festat e 28–29 Nëntorit dhe ato të fundvitit, ndërsa Bashkia e Tiranës ka hartuar një kalendar të pasur me aktivitete kulturore dhe artistike për të gjitha grup-moshat dhe gjinitë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Iva Beharaj, tha se aktivitetet do të realizohen në bashkëpunim me individë, shoqata artistike dhe institucione të ndryshme. Sipas saj, dekori festiv i këtij viti do të ketë si temë “Liza në Botën e Çudirave”, duke sjellë në Tiranë një atmosferë të frymëzuar nga fantazia, imagjinata dhe bota e fëmijërisë.

Dekorimet festive do të shtrihen në disa nga hapësirat më të frekuentuara të kryeqytetit, përfshirë Sheshi Skënderbej, si edhe zona të tjera qendrore. Sipas Beharajt, të gjitha dritat dhe instalacionet janë dizajnuar posaçërisht për të gjallëruar qytetin gjatë kësaj periudhe.

Ajo theksoi se krijimi i një atmosfere festive rrit bashkëpunimin komunitar, gjallëron ekonominë lokale, nxit turizmin dhe promovon imazhin e Tiranës si një qytet modern dhe mikpritës.

Sa i përket masave të sigurisë, Beharaj bëri të ditur se strukturat përkatëse, përfshirë Policia e Shtetit dhe shërbimet bashkiake, do të jenë në gatishmëri të plotë gjatë gjithë periudhës festive.

Aktivitetet për Festat e Nëntorit do të nisin më 28 Nëntor, në orën 10:00, me ceremoninë e Nderimit të Flamurit, ndërsa gjatë ditës do të zhvillohen veprimtari kulturore dhe artistike në disa prej hapësirave publike të qytetit.

Më 29 Nëntor, Nata e Bardhë do të shoqërohet me hyrje falas në aktivitetet e qytetit. Pjesë qendrore e mbrëmjes do të jetë koncerti në sheshin qendror, i cili do të nisë në orën 19:00 dhe do të vijojë deri në mesnatë, me pjesëmarrjen e artistëve Era Istrefi, Majk, Lumi B, Soni Malaj dhe Kida, disa prej këngëtarëve më në zë.

Programi festiv përfshin gjithashtu përfshirjen e rinisë dhe institucioneve arsimore përmes koreve të fëmijëve, performancave artistike dhe projekteve kreative me tematika patriotike.

Beharaj konfirmoi se ndezja e dritave të pemës së Krishtlindjes do të realizohet më 6 dhjetor, në orën 18:00, me performancën e korit të fëmijëve. Ndërsa ndërrimi i viteve do të shënohet me koncertin tradicional dhe spektaklin e fishekzjarrëve në mesnatë.

“Qyteti do të ofrojë instalacione ndërvepruese, aktivitete për fëmijë dhe elementë dekorativë të frymëzuar nga tema e këtij viti, duke krijuar një atmosferë festive për të gjithë qytetarët”, përfundoi Beharaj. A.K./TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA PËR PAQE NË UKRAINË/ Parlamenti Europian: Asnjë territor ukrainas nuk do të dërgohet në Rusi
Previous article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR TIRANË-DURRËS/ Humbi kontrollin mbi automjetin dhe u përplas me bordurën, ndërron jetë 28-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT