• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË DURRËS/ Plagosi me thikë një 15-vjeçar, arrestohet autori i mitur
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË DURRËS/ Plagosi me thikë një 15-vjeçar, arrestohet autori i mitur

26 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për plagosje.

Blutë bëjnë me dije se i mituri ka plagosur me thikë një 15-vjeçar duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Raporti i agjentit “Mësuesi”, për oficerin e Sigurimit: Myzafer Trebeshina më tha se Sulo Tragjasin e vramë, pasi ai me shokun e tij, Petro Ndreu, donin...
Previous article FOTOLAJM/ Shtetet përfaqësohen me emrat në Bruksel, Shqipëria me Altin Dumanin

s.autor

Postime të ngjashme

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm... Aktualitet

GREVA E DOGANAVE GREKE/ Pezullohet për 4 orë shërbimi të hënën në 4 pikat kufitare. Lejohen vetëm...

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri Aktualitet

LOKALI NË DIVJAKË "FOLE" E BASTEVE TË PALIGJSHME/ Në pranga pronari dhe kamarieri

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar Aktualitet

PROBLEMET ME AMNISTINË/ Zbardhja me vonesë e vendimeve të gjykatave, argumenti i ri për të përfituar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT