• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NË VILËN E XHELAL MZIUT/ Dalin pamjet e autorit me biçikletë, dyshohet edhe për…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NË VILËN E XHELAL MZIUT/ Dalin pamjet e autorit me biçikletë, dyshohet edhe për…

24 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Personi me biçikletë që shihni ne pamje është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD, dhe ish-kryetarit të bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu. Kamerat në afërsi të banesave kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar.

Dyshime të reja janë ngritur nga grupi hetimor, sipas të cilëve ky person është edhe autori i tritolit në lokalin në Kamëz. E për më tepër janë ngritur dyshime se i njëjti person fshihet pas të paktën 6 vënieve të tritolëve të shënuara gjatë viti të fundit jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Kamerat e sigurisë në të gjitha ngajarjet fiksojnë të njëjtat lëvizje, autori është i maskuar si punëtor me rroba të errëta dhe largohet me biçikletë nga vendi i ngjarjes.

VIDEO

Po ashtu në lidhje më vendosjen e tritolit të lokali në Kmaëz, janë zbardhur detaje të reja. Burime për mediat bëjnë me dije se disa ditë përpara ngjarjes, Florin Domi, i cili ka një biznes në afërsi të lokalit, ka thirrur pronarin Saimir Sina duke i thënë se po e kërkon Jeton Lami. Sina ka shkuar dhe e ka takuar Lamin ku ky i fundit i ka thënë që pse na kundërshton. Sina i ka thënë që nuk i njihte fare.
Pas kësaj ashtu si është raprtuar edhe më parë, Lami i ka kërkuar 500 mijë euro, duke e kërcënuar se nëse nuk e bënte do e shikonte çfarë do pësonte. Pronari i lokalit ka kundërshtuar, dhe pas kësaj është larguar drejtë italisë ku edhe jeton. Ndërkohë, Flogert Mzhika ka shkuar dhe ka takuar dy kunetërit që e kishin marrë me qira biznesin ku u ka thënë se nuk do t’a gëzojnë dot. Autori i tritolit dyshohet të jetë anëtar i këtij grupi, ende i paidentifikuar nga policia, por që sipas burimeve dyshohet se është i njëjti person i vendosjes së lëndës shpërthyese te Mziu dhe në disa raste të tjera.

Kujtojmë se shpërthimi me tritol në vilën e Mziut ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit, të 19 shtatorit, duke lënë pas dëme materiale. Vila 2 katëshe ku banon deputeti i PD , është e rrethuar me mur dhe kangjella, territor brenda të cilit ndodhen edhe disa vila të vëllezërve e familjarëve të tij.

Ndërsa shpërthimi me tritol në restorantin Perla e Detit ndodhi më 15 nëntor, por u zbardh një ditë më pas. Tre u arrestuan, ish-efektivi Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mëzhika.Dhe në kërkim u shpall personi me rekorde kriminale Ervis Lami dhe një person tjetër i paidentifikuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DY VJET PA TY, ZEMRA IME..."/ Mesazhi prekës nga Jul Deda në përvjetorin e humbjes së babait
Previous article E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT