• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAZICIONI I FAMILJEVE SHQIPTARE/ Bien martesat dhe rriten divorcet
Home
Sociale

TRAZICIONI I FAMILJEVE SHQIPTARE/ Bien martesat dhe rriten divorcet

24 November, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Familjet shqiptare po kalojnë një periudhë të fortë tranzitore nga fenomenet e migracionit, varfërisë, kostove të larta të jetesës që po ndikojnë në uljen e martesave dhe nga ana tjetër divorcet kanë tendencë rritëse.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar kishte 16,120 martesa me rënie -7.7% në krahasim me 2023, ndërsa divorcet ishin 4,100 ose 65 më pak se në 2023.

Edhe pse numri absolut i divorceve ka luhatje, raporti i tyre për 100 martesa është rritur dukshëm. Në vitin 2021, për çdo 100 martesa kishte vetëm 15.8 divorce, ndërsa më 2024 ky raport arrin në rreth 25 divorce për 100 martesa, niveli më i lartë i pesë viteve të fundit.

Martesat po vijnë gjithnjë e në ulje për faktorë që lidhen me emigracionin dhe rënien e të rinjve që redukton bazën e popullsisë që martohet.

Presioni ekonomik është bërë një faktor vendimtar si për mos-lidhjen në martesë ashtu edhe për divorcet. Të rinjtë përballen me paga të ulëta, qira të larta, apartamente të papërballueshme për tu blerë dhe vështirësi serioze për të krijuar kushte të qëndrueshme për një familje. Si rrjedhojë martesa shtyhet në kohë ose shmanget krejtësisht. Nga ana tjetër divorcet po vijnë në rritje nga vështirësitë financiare që nxisin tensione edhe brenda familjeve.
Shumë çifte jetojnë të ndarë për shkak të migracionit ekonomik, çka shpesh çon në prishje të martesës ose në moskryerjen e saj. Emigracioni dhe rënia e lindjeve kanë bërë që baza e popullsisë së re brenda vendit të tkurret.

Gjithashtu mentaliteti po ndryshon. Të rinjtë përqendrohen më shumë te karriera dhe pavarësia financiare, duke e shtyrë martesën deri në një moshë më të vonë ose duke preferuar bashkëjetesën pa formalizim.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja më e lartë në tregun e punës dhe të ardhurat e pavarura u japin grave më shumë autonomi, duke i bërë më pak të varura nga martesa si mekanizëm ekonomik. Në të njëjtën kohë, kjo rrit edhe gatishmërinë për t’u divorcuar kur marrëdhënia nuk funksionon, duke shmangur sakrificat që dikur konsideroheshin të domosdoshme për ruajtjen e familjes.

Gjithnjë e më shumë, sidomos në zonat urbane, stresi është më i lartë. Ritmi i shpejtë i jetesës dhe mungesa e mbështetjes sociale po shton presionet brenda familjes. Teksa normat shoqërore janë liberalizuar, stigma ndaj divorcit është dobësuar ndjeshëm. Sot, divorci shihet si një zgjidhje e pranueshme dhe jo si dështim, gjë që e bën më të lehtë marrjen e këtij vendimi./monitor.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A PO PËSON KRISJE MARTESA E JD VANCE? Reagon zëdhënësja e Usha pas zërave për divorc
Previous article "SHPRESOJ QË SË SHPEJTI TË KEMI FLUTURIME..."/ Rama takohet me drejtorin e Qatar Airways në Doha

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT