• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
MUZETË E KRUJËS/ Mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë
Home
Kulturë

MUZETË E KRUJËS/ Mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë

23 November, 2025 s.autor Kulturë

Turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj vijojnë të tregojnë interes për muzetë e këtij qyteti.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “të dy këta muze që nga fillimi i vitit deri tani janë vizituar nga mbi 200,000 vizitorë vendas e të huaj”.

Hafizi theksoi se “170 000 vizitorë kanë zgjedhur Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe mbi 30,000 Muzeun Etnografik, ku kanë treguar interes të madh për historinë dhe kulturën tonë”.

“Përveç muajve të verës, kur shënohet edhe një numër i lartë vizitorësh edhe gjatë muajve të vjeshtës, shtator, tetor dhe nëntor ka pasur një fluks të lartë. Në këta tre muaj të dy muzetë janë vizituar nga mbi 60 mijë vizitorë”, tha Hafizi.

Ndërkohë, shtoi Hafizi, tashmë jemi në prag të festave të nëntorit dhe presim të ketë një numër të lartë vizitorësh.
“Këtë vit nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë turistë polakë, francezë, amerikanë dhe spanjollë. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë”, tha Hafizi.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit.

Muzeu Etnografik i Krujës ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës./ata

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SAMITI NË GJENEVË/ 24 pikat e plan-propozimt të BE për paqen në Ukrainë
Previous article PECETA NË DOREZN E MAKINËS/ Truku i ri i hajdutëve, ja strategjia që përdorin

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT