• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Ministri Salla: Situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, niveli i lumenjve në rënie
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ/ Ministri Salla: Situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet, niveli i lumenjve në rënie

23 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bën të ditur se gjatë orëve të natës reshjet kanë pasur intensitet të ulët, çka ka krijuar kushte më të favorshme për ndërhyrjet në terren dhe përmirësimin e situatës së shkaktuar nga prurjet e larta ditët e fundit.

Si rezultat, situata në infrastrukturën e kullimit po normalizohet gradualisht, me ulje të vazhdueshme të niveleve të ujit në kanalet kryesore dhe dytësore.

Në ultësirën perëndimore, ku prurjet kanë qenë më problematike, uji është tërhequr në një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqeve të përmbytura, duke i hapur rrugë rikthimit të funksionalitetit të plotë të sistemit të kullimit.

Në të njëjtën kohë, niveli i lumenjve është në rënie, ndërsa rrjedhat janë stabilizuar brenda shtratit natyral dhe argjinaturave ekzistuese, duke reduktuar rrezikun për dalje të mëtejshme nga shtrati.

Ekipet e drejtorive të ujitje-kullimit në qarqet Fier, Korçë, Durrës dhe Lezhë vijojnë pa ndërprerje punën në terren, me fokus të veçantë në zonat më të ekspozuara, për të garantuar normalizimin e plotë të situatës dhe funksionimin optimal të infrastrukturës.

Ministri Andis Salla do të vijojë monitorimin e vazhdueshëm dhe informimin e publikut në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIGUE 1/ PSG i përgjigjet Marseille, parizienët mundin pastër Le Havre-n dhe ngjiten në krye
Previous article PASOJË E MOTIT TË KEQ/ Rrëshqitja e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Plloçë, kalimi devijohet në një bypass provizor

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT