• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Plasin protestat në Moskë, thirrjet e forta: Rusia, pa Putinin
Home
Nderkombetare

Plasin protestat në Moskë, thirrjet e forta: Rusia, pa Putinin

30 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Në të gjithë Rusinë njerëzit demonstrojnë kundër rizgjedhjes që pritet të Presidentit Vladimir Putin. Kritikun e njohur të Kremlinit, Aleksej Navalni, policia e ka arrestuar sërish.

“Qytetare dhe qytetarë, ju lutem hapni rrugën. Po pengoni kalimtarët”. Zëri i policit ushton herë pas here nga makina me altoparlant e në Sheshin Pushkin në qendrën e Moskës. Por rreth 2000 pjesëmarrësit e demonstratës së pamiratuar, kryesisht të rinj i injorojnë forcat e sigurisë. Ata thërrasin parulla si “Rusia do të jetë e lirë” ose “Rusia pa Putinin”.

Njëri prej tyre e quan veten Vasilij – emrin e vërtetë ai nuk ka dëshirë ta thotë për shkak të raprezaljeve. “Që prej 18 vjetësh gjithmonë i njëjti President – boll”, shan ai. Një grua pranë tij e mbështet: “Ne duam një alternativë ndaj pushtetmbajtësve të tanishëm dhe kërkojmë liri mendimi”. I zemëruar është edhe një i ri, i mbështjellë në një pallto të zezë. “Zgjedhjet e tanishme presidenciale janë një lloj teatri”. Një president i fortë nuk do të kishte frikë nga zgjedhje të reja, thotë një 14 vjeçare, e cila ka ardhur në demonstratë me shoqen e saj. “Dua që në vendin tonë të veprohet me ndershmëri dhe në përputhje me ligjin”. Ajo thotë se Kremlini u ndalon njerëzve që të votojnë për atë kandidat, për të cilin donin të votojnë shumë njerëz.

 

Me këtë ajo ka parasysh Aleksej Navalnin, i cili në fakt donte të drejtonte demonstratën. Por pak pasi ai u largua nga shtëpia e tij në Moskë, policia e arrestoi në një aksion të papritur në rrugë. Kur demonstruesit në rrugë e mësojnë këtë, atë zemërohen edhe më shumë dhe e shajnë Presidentin Putin. Njëri prej tyre është një burrë që e quan kriminel Putinin, i cili e qeveris Rusinë me shokët e tij të Shërbimit të Fshehtë. Njerëzit përreth tij tundin kokën me miratim. Deri sa dikush thërret me zë të lartë: “Zabastovka”, gjë që do të thotë pak a shumë “grevë”, “protestë”, “bojkotim i zgjedhjeve”.

Demonstruesit vihen sërish në lëvizje. Policia tregohet e përmbajtur. Dyzina ekipesh televizive shoqërojnë vargun e protestave. Të dielën në të gjithë Rusinë pati demonstrata në mbi 100 qytete ruse, për solidaritet me Navalnin. 41 vjeçari ka bërë thirrje për të bojkotuar zgjedhjet e afërta presidenciale, pasi autoritetet ia ndaluan për shkaqe jotransparente që të kandidojë në zgjedhje.

Në një kohë kur në shumicën e vendeve autoritetet kanë lejuar demonstrata, policia i ka ndaluar midis të tjerash në Sankt Petersburg dhe në Moskë protestat publike. Megjithatë, demonstruesit nuk tremben nga dispozita të tilla administrative. Policia bëri të ditur se deri në mbrëmjen e së dielës në të gjithë Rusinë u arrestuan gjithsej 185 demonstrues, duke përfshirë edhe Navalnin vetë.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spekulimet për kalimin e Hazard te City, Chelsea bllokon tratativat
Previous article Boston dominon në Lindje, Miami triumfon ndaj Dallas

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT