• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË RINAS/ Merren në pyetje persona me rrezikshmëri të lartë! Asnjë informacion për lëvizjet e Danit dhe Shaljanit në Spanjë
Home
Breaking News

ATENTATI NË RINAS/ Merren në pyetje persona me rrezikshmëri të lartë! Asnjë informacion për lëvizjet e Danit dhe Shaljanit në Spanjë

19 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një javë pas atentatit në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe pas disa ditësh në spital ndërroi jetë edhe miku i tij, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani, hetimet e policisë dhe të prokurorisë mbeten ende pa një drejtim të qartë. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se, pavarësisht verifikimeve të kryera në vendngjarje dhe marrjes në pyetje të disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, deri më tani nuk është siguruar asnjë provë që mund të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. 

Deri më tani hetuesit kanë analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe gjurmët e mbetura në vendngjarje, por rezultatet nuk kanë prodhuar të dhëna të vlefshme. Kjo pasi edhe autorët kenë vepruar me profesionalizëm, duke shmangur lënien e provave të drejtpërdrejta. 

Policia është përqendruar tek grupet kriminale në Nikël dhe në Fushë-Krujë si të dyshuar për atentatin nga ku dyshohet të jetë dhënë edhe urdhri për shkak të përplasjeve të vjetra mes grupeve rivale. 

Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit bashkë me Muçi Shaljanin sapo u kthyen nga Spanja kur iu zu pritë në Rinas. Për të verifikuar lëvizjet e tyre, autoritetet shqiptare i kërkuan informacion Spanjës nëse mund të siguronin ndonjë të dhënë të vlefshme. Por deri më tani hetuesit nuk kanë mundur të marrin ende përgjigje prej tyre. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Dyshohet se ra aksidentalisht në pus, gjendet e pajetë 71-vjeçarja në Sarandë
Previous article VRASJA PËR EKSPRESIN NË MANËZ/ Vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut Aktualitet

“ÇMENDET” MOTI/ Pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut

“DO I NËNSHTROHEN…”/ SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA) Aktualitet

“DO I NËNSHTROHEN…”/ SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT