• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ NË VLORË/ Emergjencat të pozicionuara në terren, kreu i Novoselës: Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, po monitorojmë situatën
Home
Aktualitet
Kronikë

MOTI I KEQ NË VLORË/ Emergjencat të pozicionuara në terren, kreu i Novoselës: Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, po monitorojmë situatën

18 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe për ta ngritur mbi nivel. Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka pasur dëmtime të argjinaturës dhe qëllimi mbetet për të ndërhyrë në kohë, për të mos pasur rrezik.

Kanan Shakaj, kreu i Njësisë Administrative Novoselë, tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm. “Po hedhim dhe, dhe presim normalisht situatën që pritet në orët e mbrëmjes,” u shpreh ai, referuar edhe parashikimeve për reshje intensive.

Ndërkohë, Shakaj ka theksuar se janë bërë edhe njoftimet për çdo emergjencë të mundshme, kryesisht te familjet që kanë banesat apo gjënë e gjallë pranë shtratit të lumit Vjosë, në mënyrë që strukturat të ndërhyjnë menjëherë nëse paraqitet nevoja. Për momentin nuk ka rrezik, megjithatë po merren të gjitha masat e nevojshme.

“Siç e shikoni jemi në krye të detyrës me gjithë stafin e bashkisë. Në bashkëpunim dhe me firmën e aeroportit dhe bordin e kullimit po vijojmë punën për mbrojtjen e argjinaturës. Po vazhdojmë punën me fadromë e do të vazhdojmë derisa të sigurojmë atë pjesë që është dëmtuar.

Sot po bëjmë përgjimet e argjinaturës për të cilën nga shirat e shumta i kanë ulur lartësinë. Me njoftimin që kemi marrë nga bashkia, kemi njoftuar të gjithë banorët e fshatrave dhe kemi marrë masat. Për momentin shumë shpejt për alarm, nuk kanë filluar reshjet akoma. Masat janë marrë të gjitha”, tha ai.

Vlora deri ditën e enjte në mëngjes, në bazë të parashikimeve, cilësohet me risk nga reshjet e pritshme intensive, teksa zona e Novoselës, edhe për shkak të lumit Vjosë dhe prurjeve të mundshme, mbetet më shumë e rrezikuar. Po ndërhyhet në argjinaturë, ndërsa për momentin nuk ka ende rrezik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLUMBI I ARTË"/ Aredin Behari dëshmon në GJKKO për 2 atentatet ndaj tij: I bindur se i kisha prej vëllezërve Ardian dhe Albert Pashaj
Previous article I MORËN LEKË BIZNESMENIT QË OPERONTE PA LICENSË/ SPAK dërgon për gjykim 2 inspektorët e ISHTI-së dhe vetë pronarin

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT