• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NISI TË MË NGACMONTE ME FJALË…”/ Vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin
Home
Breaking News

“NISI TË MË NGACMONTE ME FJALË…”/ Vrau djalin me thikën e bukës, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin

16 November, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas përfundimit të hetimeve Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 74-vjeçarin, Hekuran Gjonin, i cili vrau me thikën e bukës djalin Asim Gjoni në shkurt të këtij viti, ek Kodra e Priftit në rrugën Ilia Shyti në kryeqytet.

Sipas dëshmive të 74-vjeçarit, ky i fundit citohet të ketë thënë se ishte ulur për të ngrënë bukë teksa edhe djali i ulur po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë.

Autori i ngjarjes është shprehur se është ndjerë keq dhe ka qëlluar me shpullë në fytyrë të birin. Ky i fundit sipas pretendimeve të 74-vjeçarit e ka kapur nga rrobat duke i thënë mos ta gjuante. Pas këtij momenti ka ndërhyrë vajza të cilin viktima thuhet se ka shtyrë dhe e ka rrëzuar në tokë. Në acarim e sipër autori ka gjuajtur me thikë në bark 37-vjeçarin.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konstatuar plagë të thella prerëse dhe depërtuese në gjoks, dëmtime të mushkërive dhe të zemrës, si dhe plagë në gishta, ndërsa shkaku i vdekjes është shoku traumatik hemoragjik.

Sipas Prokurorisë, të gjitha elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” janë konsumuar në dëm të Asim Gjonit.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin H.Gj. për ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’ parashikuar nga neni 70/c i Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.796 të vitit 2025 rezultoi se më 01.02.2025, shtetasi H.Gj., për motive banale ka debatuar dhe është konfliktuar me djalin e tij A.Gj dhe në konflikt e sipër e ka qëlluar me mjet prerës dhe si pasojë e plagës së marrë në ijën e majtë, ka gjetur vdekjen.

I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet shtetasi H.Gj. shpjegoi se atë ditë kur është ulur për të ngrënë bukë djali u ul po ashtu dhe nisi ta ngacmonte me fjalë. Ai është ndjerë keq dhe në një moment është acaruar dhe e ka qëlluar me shpullë në fytyrë. Më pas sipas tij, djali A.Gj, e kapi nga rrobat, dhe i ka thënë mos i gjuaj. Në këtë moment, ka ndërhyrë vjaza e cila i ka thënë pse sillesh me babain kështu, dhe djali i ka dhënë asaj një të shtyrë të fortë, duke e rrëzuar përtokë. Në këtë moment ai është acaruar shumë, ka kapur thikën e bukës që ishte në tavolinë dhe e ka goditur djalin e tij një herë në bark (ije).

Nga hetimi rezultoi se në trupin e kufomës nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme u konstatua një plagë prerëse shpuese depërtuese në anën e majtë të gjoksit, shoqëruar me çarje të mushkërisë së majtë, cipës mbështjellëse së zemrës në anën e majtë të majës së saj si dhe plagë prerëse në gishtat e të të dyja duarve. Shkaku i vdekjes së shtetasit A.Gj. është shoku i rëndë traumtaik hemoragjik.

Nga sa më sipër, personi nën hetim shtetasi H.Gj. janë konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, të parashikuar nga neni 79/c të K.Penal, në dëm të djalit të tij të ndjerit A.Gj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRONARI NUK PRNAOI T'U JEPTE 500 MIJË EURO/ ‘Gjobëvënësit’ i hodhën tritolin tek restoranti në Kamëz! Në pranga 3 persona, 1 në kërkim
Previous article SOT, NDESHJA NË "AIR ALBANIA"/ Shqipëria mat forcat me Anglinë për t’i prishur rekordin, ndeshje me rëndësi për llogaritë përfundimtare

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT