• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SULO HALILIT MERR KTHESË/ Dyshohet se u ngatërrua me një tjetër shqiptar…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E SULO HALILIT MERR KTHESË/ Dyshohet se u ngatërrua me një tjetër shqiptar…

15 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet për vrasjen makabre të 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili në zonën e pyllëzuar të Skurtës së Vojotisë kanë marrë një kthesë të re, pasi policia greke po shqyrton mundësinë e një ngatërrimi identiteti. I riu, i cili u gjet i djegur dhe i pajetë pas zhdukjes më 4 nëntor, u identifikua vetëm përmes analizës së ADN-së.

Një nga pistat kryesore të hetimit është se autorët mund ta kenë ngatërruar Halilin me një tjetër shqiptar me të njëjtin emër dhe mbiemër, i njohur për përfshirje në aktivitete kriminale. Sipas hetuesve, të dy personat kanë ngjashmëri fizike dhe të njëjtin identitet nominativ, ndërsa viktima nuk ka pasur asnjë precedent penal.

Një tjetër drejtim hetimor lidhet me një konflikt të mundshëm me ish-partnerin e të dashurës së tij, i cili dyshohet se e kishte kërcënuar më herët. Po ashtu, policia po verifikon një kontakt të dyshimtë në rrjetet sociale, pasi 27-vjeçari kishte komunikuar prej muajsh me një vajzë dhe mund të ketë shkuar ta takonte ditën kur u zhduk.

Në kuadër të hetimeve, janë sekuestruar telefonat e viktimës dhe të familjarëve, ndërsa po analizohen mesazhet në TikTok dhe platformat e tjera, si dhe pamjet e kamerave të sigurisë, për të rindërtuar itinerarin e tij.

Gjetja e një fragmenti plumbi në trupin e viktimës ka forcuar dyshimet se kemi të bëjmë me një ekzekutim të kryer nga persona me eksperiencë kriminale, të cilët më pas kanë tentuar të eliminojnë gjurmët duke djegur trupin.

Hetimet po vijojnë me intensitet dhe autoritetet greke pritet të bëjnë publike informacione të reja në ditët në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI MAFIOZ NË RINAS/ REAGON për herë të parë Rama: Do nisim instalimin e kamerave me IA, identifikojnë shkeljet në sekonda....
Previous article BATUTA e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

s.autor

Postime të ngjashme

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës Aktualitet

AKSION ANTIDROGË NË TIRANË/ Arrestohet djali i Petrit Çakrajt, të akuzuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999 Aktualitet

RIHAPET DOSJA E KOZETA HYSENIT/ Prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë Aktualitet

RREZIKUAN PUSHUESIT NË DET/ Policia ka gjobitur 278 shkelës! Drejtuesit me ‘Jet Ski’ u ndëshkuan me 100-500 mijë lekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT