• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mbaroi mandatin presidencial, tani Nishani kërkon rotacion politik: “Peshqit e mëdhenj” kapen nga shqiptarët, jo të huajt…!
Home
Shqipëri

Mbaroi mandatin presidencial, tani Nishani kërkon rotacion politik: “Peshqit e mëdhenj” kapen nga shqiptarët, jo të huajt…!

30 January, 2018 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Reforma në drejtësi nuk është një reformë rregullatore, e cila largon burokracinë, por është një proçes që kërkon angazhim aktorësh dhe faktorësh.

Kështu u shpreh ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë në studion e abcnews.

Nishani tha se reforma në drejtësi nuk mund të kthehet apo përdoret në një gjueti shtrigash, ku sot një mazhorancë e përdor kundër pjesës tjetër dhe nesër një tjetër mazhorancë e përdor ndaj tjetrës.

Ish-Presidenti tha se kjo mazhorancë nuk mund të japë asnjë garanci për një reformë në drejtësi, duke theksuar se kurrë nuk e mendoja që do të arrinim që në institucionet e reja të drejtësisë të propozoheshin kryetarë të Partisë Komuniste apo njerëz me pseudonimin “Telefoni”.

“Nuk ka asnjë shpresë që kjo mazhorancë mund të realizojë reformën në drejtësi, duhet një rotacion politik, në mënyrë që në institucionet e drejtësisë të shkojnë njerëzit e duhur, të arsimuar në perëndim”, tha Nishani.

I pyetur për kapjen e peshqve të mëdhenj, sikundër është deklaruar nga Ambasadori amerikan Donald Lu, Nishani tha se “kapja e peshqve mund të bëhet vetëm nga rrjeta e drejtësisë shqiptare, por që kjo të bëhet duhet të funksionojë”.

Bujar Nishani është shprehur se nuk ka ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Sipas tij, ky debat e zhvendos debatin real që është keqqeverisja.

Mirela Milori: Keni thënë që nuk keni ambicie për të qenë kryetar i Partisë Demokratike, por është një shprehje “never say never”, kurrë mos thoni kurrë ?

Bujar Nishani: “Ndoshta ky nuk është rasti. Jam pyetur gjithmonë nga gazetarët, ndoshta kjo prej një profili që kam mbajtur në jetën publike, dinamik edhe e kam thënë gjithmonë atë që kam dashur pa pretenduar se ajo ishte më e drejta dhe vendimi më i mirë, por kam thënë dhe kam bërë atë që kam besuar realisht.

Por edhe njëherë duhet ta përsëris. Partia Demokratike e ka një kryetar e ka të zgjedhur në mënyrë legale me mbështetje masive. Nuk ka kontestim nuk ka një vakancë, nuk ka një përplasje. Unë besoj se debati për kryetarin e zhvendos debatin real që është sot keqqeverisja”.

3 komente në “Mbaroi mandatin presidencial, tani Nishani kërkon rotacion politik: “Peshqit e mëdhenj” kapen nga shqiptarët, jo të huajt…!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Drejtori i Interit reagon pas postimit të Icardit në Instagram për largimin
Previous article Këto janë pesë shenjat më egoiste të horoskopit, mendojnë vetëm për veten

Ina.Autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT