• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PAS “SHFAQJEVE” LUKSOZE/ Monako nis paradën e filmit komedi. Ja surpizat…
Home
Kulturë

PAS “SHFAQJEVE” LUKSOZE/ Monako nis paradën e filmit komedi. Ja surpizat…

13 November, 2025 s.autor Kulturë

Monako mirëpret festivalin më të madh të komedisë kinematografike. Një ngjarje e rëndësishme, e cila ka nisur më 12 nëntor e do të ulë sipari më 15 nëntor të 2025-ës. Edicioni i 22-të i “Monte-Carlo Film Festival de la Comédie”, është një nga ngjarjet ndërkombëtare më prestigjioze kushtuar komedisë kinematografike. Një festë e humorit, talentit dhe kinemasë ndërkombëtare, që organizohet nga Grimaldi Forum Monaco.

Në edicionin e tij të 22-të, Festivali i Filmit të Komedisë Monte-Carlo do të bashkojë sërish disa nga figurat më të njohura të filmit, televizionit dhe argëtimit. Një juri ndërkombëtare e përbërë nga personalitete të rëndësishme të fushës, do të vlerësojë filmat konkurrues.

Ngjarja e këtij viti është ideuar dhe drejtohet nga aktori i fanshëm i komedisë italiane Ezio Greggio. Nën Patronazhin e Lartë të Princit Albert II të Monakos dhe të Ambasadës së Italisë, kjo ngjarje konfirmohet si një nga më të rëndësishmet në skenën kinematografike evropiane, me një program që përfshin premiera ndërkombëtare, masterclass-e dhe takime me artistë e regjisorë të famshëm botërorë.
Ndër sponsorët kryesorë të këtij viti është iSwiss Bank, grup financiar ndërkombëtar me seli në Londër dhe licenca operative në mbi 60 vende të botës, drejtuar nga themeluesi dhe CEO Christopher Aleo. Aleo, duke ju referuar ngjarjes së madhe deklaroi: “Jemi krenarë që mbështesim një festival që vlerëson kulturën dhe promovon artin kinematografik, që ndërthur inteligjencën me ironinë. Besojmë se kinemaja dhe financat mund të dialogojnë për të gjeneruar vlerë ekonomike dhe bukuri”- shtoi ai, në një kohë ku gjithë arti botëror i kinematografisë po kalon përmes një krize të madhe financiare. Prania në Monte Carlo përbën kështu një hap të rëndësishëm në strategjinë e grupit, që ka për qëllim të nxisë prodhimin kinematografik si mjet për investim, zhvillim dhe promovim ndërkombëtar.

Ndër protagonistët e festivalit janë Claudia Gerini (presidente e jurisë), Franco Nero, Teresa Riott, Daniel McVicar, si dhe emra të njohur të kinemasë si Gabriele Mainetti, Paolo Genovese, Lino Banfi dhe Gerry Scotti.

Nën drejtimin artistik të Ezio Greggio, Monte-Carlo Film Festival konfirmon misionin e tij për të promovuar komedinë si formë universale arti, të aftë të ndërthurë argëtimin me reflektimin, përmes premierave, takimeve dhe punëtorive kinematografike.

Festivali do të mirëpresë shumë personalitete të kinemasë italiane dhe ndërkombëtare, ndër të cilët Madalina Ghenea, Gabriele Mainetti, Paolo Genovese, Giovanni Veronesi, Lino Banfi, Massimo Boldi, Vincenzo Salemme dhe Gerry Scotti.

Gala e mbylljes, e parashikuar për të shtunën, më 15 nëntor, do të moderohet nga Ezio Greggio dhe do të shoqërohet me ndarjen e çmimeve prestigjioze Monte-Carlo Film Festival Aëards, përfshirë:

  • Legend Aëard për Franco Nero
  • MCFF Legend Aëard për Lino Banfi
  • MCFF Exploit Aëard për Gerry Scotti

Mbrëmjen do ta bëjë të paharrueshme performanca e Gipsy’s Kings Way by Pablo Reyes, trashëgimtarët e formacionit historik muzikor që ka ndikuar në skenën botërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJE MAKABËR NË ITALI/ Nëna vret djalin 9-vjeçar
Previous article INTERVISTË NGA ROMA/ Rama: Asnjë shqetësim për zgjedhjet e 9 nëntorit. PD ‘iku me vrap’ nga fusha…

s.autor

Postime të ngjashme

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood Kulturë

PO THYEN REKORDET/ 5 arsyet që e kthyen filmin “The Odyssey” në fenomenin e vitit në Hollywood

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi Kulturë

ARTI NË ZI/ Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT