• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA “PARTIZANI”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit, pranohen provat e SPAK
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA “PARTIZANI”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Berishës dhe Malltezit, pranohen provat e SPAK

10 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar këtë të hënë, më 10 nëntor, kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, lidhur me pavlefshmërinë e akteve të administruara gjatë hetimeve për dosjen “Partizani”.

Sipas vendimit të gjykatës, pretendimet e mbrojtjes u vlerësuan si të pabazuara në ligj. Trupi gjykues theksoi se ndaj prokurores së çështjes, Irena Gjoka, nuk ekziston asnjë vendim që ndalon ushtrimin e detyrës së saj, ndërsa caktimi i ekspertëve është bërë në përputhje me procedurat ligjore.

Gjatë seancës së sotme u lexua kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 25 nëntor, në orën 11:00, ku pritet që palët të paraqesin parashtrimet e tyre për provat.

Kujtojmë se Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa Jamarbër Malltezi për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani” në Tiranë, që dikur ishte pronë e Ministrisë së Mbrojtjes. Hetimet e SPAK pretendojnë se ky proces është zhvilluar në mënyrë të paligjshme dhe ka sjellë përfitime të padrejta për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET INFLACIONI NË TETOR/ Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe qiratë e apartamenteve
Previous article VETËM 20 DITË NË BURG/ Lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

s.autor

Postime të ngjashme

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT