• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INCIDENTI NË VERI NGA XHANDARMËRIA SERBE/ Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit
Home
Rajon

INCIDENTI NË VERI NGA XHANDARMËRIA SERBE/ Kosova thirrje ndërkombëtarëve për të shtuar presionin ndaj Beogradit

7 November, 2025 s.autor Rajon

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, i ka bërë thirrje të premten BE ta shtojë trysninë ndaj Beogradit, pas plagosjes dhe rrëmbimit të dyshuar të një serbi të Kosovës nga Xhandarmeria e Serbisë në tokën kosovare javën e kaluar.

Sveçla e vizitoi vendin ku dyshohet se u rrëmbye Millan Vukashinoviçi nga Leposaviqi pranë kufirit me Serbinë.

Dyshohet se Vukashinoviç u plagos dhe më pas u rrëmbye më 1 nëntor në fshatin Jellakcë afër Leposaviçit, para se të dërgohej më pas në spitalin e Prokuples, e më vonë në Qendrën Klinike të Nishit.

“Sot e inspektova pjesën e kufirit shtetëror ku dyshohet se u kidnapua shtetasi ynë”, shkroi Sveçla në Facebook në një shkrim të cilit i bashkëngjiti edhe fotografi.

Ai shtoi se, në bazë të të dhënave dhe dëshmive “të siguruara nga autoritetet tona, tashmë është e ditur se duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, z. Vukashinoviç është rrëmbyer nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe”.

Serbia nuk ka folur fare për këtë rast as pas një jave.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur për incidentin Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë, por nuk ka marrë përgjigje.

Një ditë më parë, avokati Ivan Niniç tha se ushtroi padi në emër të Dragana Vukashinoviçit, nënës së Vukashinoviçit, në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuple të Serbisë për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

Ai tha se, meqë shteti serb ka heshtur deri tani, ai ushtroi padi kundër personave të panjohur, anëtarë të Ushtrisë së Serbisë, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ose Millan Radoiçiçit, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili kishte marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.

Në kallëzimin penal, në të cilin ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, thuhet se Vukashinoviç kishte një histori të gjatë konfliktesh personale me Millan Radoiçiçin, si dhe se “ka arsye të justifikueshme për të besuar se i dëmtuari është rrëmbyer dhe rrezikohet t’i merret jeta në rrethana të paqarta”.

Sveçla theksoi të premten se Serbia “po dëshmohet çdo ditë e më shumë jo vetëm si shtet agresor ndaj fqinjëve të saj, por edhe në thelb si shtet antidemokratik, pasi që z. Vukashinoviç ende po i mohohet mbrojtja ligjore e cila edhe në vendet më diktatoriale garantohet me ligj”.

“Apeloj tek bashkësia ndërkombëtare që ta shtojë presionin dhe ndërmarrë masa ndaj shtetit serb, në mënyrë që të ndëshkojë këtë sjellje destabilizuese, por edhe të parandalojë situata të tjera të cilat do të ngrinin tensione në rajon”, shtoi ai.

Policia e Kosovës tha dy ditë pas incidentit se kishte marrë në pyetje dëshmitarë okularë, të cilët kishin dhënë informacione se “persona të maskuar kishin hyrë në territorin e Kosovës, kishin plagosur dhe rrëmbyer viktimën, dhe më pas e kishin dërguar në territorin e Serbisë”.

Vukashinoviç ka qenë i punësuar në Byronë e Sigurimeve të Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Zbulohet dokumenti me emrat e 500 familjeve “reaksionare” që u përzunë nga Tirana, më 7 nëntor 1946
Previous article SHBA NDRYSHON QËNDRIM: Trupat amerikane do të qëndrojnë në Rumani

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT