Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm të Vlorës, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Alliaj.
Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është kushëriri i tij, shtetasi Bertil Alliaj, kushëriri i tij i cili është në kërkim dhe për Masakrën e Çoles.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.


