• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TË DHËNAT E “KEYDATA”/ Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet
Home
Ekonomi

TË DHËNAT E “KEYDATA”/ Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

31 October, 2025 s.autor Ekonomi

Çmimet e shitjes së apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të indeksit të çmimit të shitjes së publikuar nga “Keydata” që prej vitit 2005, kur indeksi i çmimeve u llogarit në nivelin bazë 100 deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2025, vlera e indeksit të apartamenteve në Tiranë është rritur me më shumë se 230%.

Sipas të dhënave të “Keydata” për indeksin e çmimit të shitjes së apartamenteve për periudhën 2005–2025, në tremujorin e dytë të këtij viti indeksi ka arritur në 334.61 pikë, duke shënuar nivelin më të lartë që prej fillimit të matjeve.

Krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit, indeksi i çmimeve të shitjes së apartamenteve është rritur 23.03%. Në raport me të njëjtën periudhë të 2024-s indeksi është rritur 16.5%.

Rritja e çmimeve të apartamenteve në Tiranë rezulton se është përshpejtuar pas periudhës së pandemisë së Covid-19.

Në fund të vitit 2023, indeksi arriti 251.16%, ndërsa në fillim të 2024 kaloi mbi 276%, duke regjistruar një rritje vjetore prej 33.2%, një nga më të lartat në tregun e pasurive të paluajtshme, sipas matjeve të “Keydata”.
Deri në qershor 2025, e llogaritur nga indeksi “Keydata” çmimi mesatar për një metër katror apartament arriti 1,830 euro. Çmimi mesatar është llogaritur mbi bazë të dhënash për çmimet e apartamenteve ekzistuese, pra për ndërtesë të ndërtuara 5, 10 apo 15 vite më parë dhe një numër të ulët të apartamenteve të reja. Çmimi mesatar i apartamenteve në 20 vite është gati trefishuar krahasuar me vitin 2005.

Në 2024 Shqipëria u rendit gjithashtu ndër vendet që kanë pësuar rritjen më të lartë të çmimeve në Europë, sipas raportit “Për indeksin e pasurive të paluajtshme 2025” i hartuar nga kompania ndërkombëtare “Deloitte”.

Në raport theksohej se çmimi mesatar i shitjeve të apartamenteve në vend arriti 1,620 euro për metër katror. Krahasuar me 2023 çmimi mesatar u rrit rreth 17%.

Në raport Shqipëria renditej e dyta pas Polonisë për rritjen më të lartë të shitjes së pronave. Në Poloni niveli i rritjes ishte 19.3%, por sipas ekspertëve theksohet se kjo rritje u ndikua nga zbatimi i politikave subvencionuese të shtetit për strehim.

Sipas të dhënave të indeksit të “Deloitte”, në Tiranë çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve arriti 2,000 euro për metër katror. Në zonat e qendrës si ish -Blloku apo sheshi “Skënderbej” çmimet mesatare të shitjes arritën 3,000 deri 3,500 euro për metër katror. /Monitor.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËRKOHEN DY DREJTORË..."/ Policia e Shtetit hap konkursin, ja kush mund të aplikojë
Previous article E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare djali i shkrimtarit Fatos Kongoli

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT