• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU KOLEGUN NË ORARIN E PUNËS/ Policia zbardh DINAMIKËN: Autori me precedent të mëparshëm penal, arma u sekuestrua…
Home
Breaking News

VRAU KOLEGUN NË ORARIN E PUNËS/ Policia zbardh DINAMIKËN: Autori me precedent të mëparshëm penal, arma u sekuestrua…

29 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e krimit të ndodhur një ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit, ku u vra me thikë kuzhinieri, Indrit Ismaillari.

Autori i krimit është kolegu i tij picier, Flip Shehu 41 vjeç, që sipas policisë është person me precedent të mëparshëm penal.

Njoftimi i policisë:

Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit.

I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT ME VDEKJE NË GJIROKASTËR/ 25-vjeçari rrëzohet me motor dhe humb jetën në spital
Previous article TJETËRSIM PRONASH NË LEZHË/ 10 urdhër-arreste, mes tyre zyrtarë publikë dhe efektivë

s.autor

Postime të ngjashme

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT