• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TURP QË NUK PUNONI NË SHQIPËRI”/ Gjykatësi britanik “shpërthen” ndaj shqiptarit: Përfshiheni këtu në kriminalitet
Home
Aktualitet
Kronikë

“TURP QË NUK PUNONI NË SHQIPËRI”/ Gjykatësi britanik “shpërthen” ndaj shqiptarit: Përfshiheni këtu në kriminalitet

28 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar është dënuar me pesë vite burg në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u kap me një shumë të konsiderueshme parash, kanabis, kokainë dhe një pasaportë të falsifikuar.

Tofik Jakupi, shqiptari 28-vjeçar baba i dy fëmijëve, u ndalua nga policia britanike pasi u kap me 1,300 paund, më shumë se 6 gram kanabis, 35 pako kokainë si dhe një pasaportë italiane të falsifikuar, pas kontrollin në një makinë që ai e kishte marrë me qira.

Gjykata në Derby tha se Jakupi kishte ndihmuar në ngritjen e një plantacioni kanabisi në Northamptonshire dhe po transportonte një pjesë të drogës drejt Greater Manchester, ku edhe jetonte. Sipas prokurorit Alex Wolfson, i pandehuri i dërgonte fitimet nga trafiku i drogës në Shqipëri për të mbështetur familjen e tij.

“Ky nuk është dikush që është i varur nga droga, por një person që shpërndan drogë dhe para si pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Ai po udhëtonte në një makinë të shtrenjtë me qira në një autostradë të madhe dhe ishte qartësisht i besuar nga grupi”, u shpreh gjatë seancës gjykatësi Martin Hurst.

Gjykatësi shtoi se Jakupi do të deportohet në Shqipëri pas përfundimit të dënimit.

“Nuk e di nëse je këtu ligjërisht apo ilegalisht, por do të deportohesh pas vuajtjes së dënimit. Ke një familje në Shqipëri dhe është për të ardhur keq që nuk qëndrove atje për të punuar dhe për të ndërtuar atë vend, në vend që të vije këtu për të kryer krime”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KANCERI I PANKREASIT/ Zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes
Previous article AKSIDENT NË VLORË/ I moshuari përplas dy gratë teksa kalonin rrugën, përfundon në spital një prej tyre

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT