• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DY TË RINJVE NË MANËZ/ Gjykata liron 4 të arrestuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E DY TË RINJVE NË MANËZ/ Gjykata liron 4 të arrestuarit

25 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë 4 shtetas, të cilët ishin arrestuar dy ditë më parë, si persona që kanë përkrahur autorin e krimit të ndodhur në Manëz, Daniel Pepa, dhe kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. Në seancën e zhvilluar të shtunën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve, është vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashte shtetit për 4 të arrestuarit.

Të arrestuarit ishin Ergi Kadiu, lindur dhe banues në Manëz, Taulant Beqja, lindur dhe banues në Manëz dhe Emirjan Beqja, lindur dhe banues në Manëz. Të tre kanë qenë me 21-vjeçarin Daniel Pepa. Ndërsa i arrestuari tjetër, Erald Cani, lindur në Durrës dhe banues në Manëz, i cili ka qenë në lokal me Flori Palushin.

Të katër të arrestuarit janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzim krimi”. Policia po vijon kërkimet për arrestimin e të dyshuarit kryesor 21-vjeçarit Daniel Pepa dhe Gëzim Allçi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 01:25 të së mërkurës, në fshatin Manëz, në lokalin në pronësi të familjes së ish-administratorit të njësisë administrative të Manzës. Brenda në lokal ndodheshin 5 persona, mes tyre viktima Flori Paluçi dhe tre persona të tjerë dhe kamerieri i mitur.

Më pas në lokal në një moment ka hyrë 21-vjeçari Daniel Pepa. Sapo ka hyrë në lokal Daniel Pepa i ka kërkuar kamerierit që t’i bëjë një kafe, por i mituri është përgjigjur se ishte fikur ekspresi dhe nuk mund të bënte kafe.

Aty më pas Daniel Pepa ka nisur debatin me kamerierin dhe dyshohet se e ka qëlluar me një çantë krahu që e mbante me vete. Pas këtij veprimi ka ndërhyrë Flori Paluçi duke i thënë Daniel Pepës që të mos merrej me kamerierin. Midis tyre ka pasur debat, por kanë ndërhyrë personat e tjerë.

Gjithë shkaku i konfliktit është ky sherr, bazuar në dëshmitë e personave prezent, edhe pse policia po heton edhe pista të tjera. Pas këtij momenti Daniel Pepa është larguar me makinë dhe është rikthyer pas 3-4 minutash, bashkë më dy shokët e tij Ergi Kadiun dhe Aranit Kurtin.

Daniel Pepa pasi ka mbërritur sërish ka tentuar të futet në lokal me dy shokët që e shoqëronin, por persona e tjerë kanë ndërhyrë duke mos e lënë të futej në lokal që të mos konfliktohej me Florin Paluçin, por 21-vjeçari Pepa ka nisur të ofendonte Flori Paluçin nga jashtë lokalit.

Në këtë moment Flori Paluçi ka dalë nga lokali me pistoletën në dorë dhe ka qëlluar në tokë, për të trembur 21-vjeçarin. Por pasi ka qëlluar Flori Paluçi, menjëherë Daniel Pepa ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Flori Paluçin duke e plagosur në shpinë. Më pas Aranit Kurti ka qëlluar me grusht Flori Paluçin, i cili me armën në dorë ka qëlluar sërish në drejtim të Daniel Pepës dhe Aranit Kurtit.

Një nga plumbat ka kapur pas shpine Aranit Kurtin duke e plagosur rëndë, i cili më pas ka ndërruar jetë. Ndërsa Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu kanë hipur në automjet dhe janë larguar. Flori Paluçi ka tentuar ta ndjekë, për ta qëlluar sërish dhe një nga plumbat ka kapur edhe makinën.

Pasi janë larguar nga vendngjarja Daniel Pepa dhe Ergi Kadiu, Flori Paluçi është futur në makinën e tij duke tentuar që të shkojë vetë me makinë në spital, por është gjetur i vdekur në timon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË KODIN PENAL/ Nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e BE, ja sa dënime me burg shtohen
Previous article "NUK KAM PËRFUNDUAR AKOMA"/ Kamala Harris: Mund të garoj sërish për presidencën e SHBA në 2028

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT