• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKTHEHET ORA DIELLORE/ Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas! Flemë një orë me shumë
Home
Sociale

RIKTHEHET ORA DIELLORE/ Sonte në orën 03:00, akrepat shkojnë 60 minuta pas! Flemë një orë me shumë

25 October, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Lamtumirë ora verore, mirësevjen ora diellore. Natën mes të shtunës 25 tetor dhe të dielës 26 tetor 2025, në orën 03:00, akrepat e orës do të kthehen një orë pas. Ndryshimi i orës do të na lejojë të flemë një orë me shumë gjumë mëngjeseve, por pasditet do të errësohen më shpejt. Ky ndryshim, quhet ora diellore dhe qëndron deri në 29 mars 2026 kur kthehet ora verore. Qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është të shfrytëzohen më mirë orët me dritë natyrale gjatë pasdites dhe mbrëmjes, duke reduktuar nevojën për ndriçim artificial dhe duke nxitur kursimin e energjisë.

Si funksionon?

Në vjeshtë (në të dielën e fundit të tetorit), rikthehet ora diellore: akrepat kthehen një orë pas. Si pasojë, flihet një orë më shumë dhe orët me dritë përqendrohen më tepër në mëngjes. Çdo vit theksohet fakti se mbajtja e orës verore gjatë gjithë vitit do të shmangte ‘stresin e ndryshimit’ të lidhur me dritën, sinkronizuesin kryesor natyral të të gjithë proceseve të organizmit, i cili shfaqet te njerëzit me lodhje, pagjumësi, nervozizëm, dhimbje koke, luhatje humori, vështirësi për t’u përqendruar dhe për të ruajtur vëmendjen e lartë. Prandaj, shumë ekspertë mbështesin idenë e mbajtjes së orës verore gjatë gjithë vitit.

Ndryshimi i orës sezonale u prezantua për herë të parë në Evropë për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore. Ideja u ringjall më vonë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe përsëri në vitet 1970 gjatë krizës së naftës.Një direktivë e BE-së mbi këtë çështje hyri në fuqi në vitin 2001, duke formalizuar ndryshimin e orës çdo dy vjet, në mars dhe tetor në të gjitha shtetet anëtare. Që atëherë, ndërrimi i kohës sipas stinëve është bërë gjithnjë e më i diskutueshëm.

Ndryshimi i dyfishtë i orës gjatë vitit, nga ora verore në atë diellore, mund të ketë pasoja në ciklin e gjumit dhe zgjimit dhe prej kohësh ka qenë temë debati në Bashkimin Evropian. Në qendër të debatit qëndron vështirësia për të balancuar kursimin ekonomik me zakonet shoqërore dhe personale të secilit prej nesh.

Në vitin 2018, Komisioni Evropian i drejtuar nga Jean-Claude Juncker paraqiti një propozimpër të ndalur ndryshimin gjashtëmujor të orës, duke u bazuar në rezultatet dërrmuese të një konsultimi publik, ku morën pjesë plot 4.6 milionë qytetarë, 84% e të cilëve ishin pro heqjes së ndryshimit të orës çdo gjashtë muaj.

Komisioni paraqiti gjithashtu studime mbi dëmet që shkakton ndryshimi i orës në shëndetin psiko-fizik dhe theksoi se ora verore tashmë nuk sjell kursime të dukshme energjie. Megjithatë, propozimi nuk u miratua, pasi kërkon dritën jeshile nga si Këshilli, ashtu edhe Parlamenti Evropian për t’u zbatuar dhe deri më sot nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KAM PËRFUNDUAR AKOMA"/ Kamala Harris: Mund të garoj sërish për presidencën e SHBA në 2028
Previous article POLICIA RRUGORE AKSION NË TIRANË/ Dhjetëra gjoba dhe sekuestrime monopatinash

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT