• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITË HISTORIKE NË VATIKAN/ Charles III dhe Papa Leoni shkëmbejnë tituj dhe dhurata
Home
Nderkombetare

DITË HISTORIKE NË VATIKAN/ Charles III dhe Papa Leoni shkëmbejnë tituj dhe dhurata

23 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Mirëmëngjes, mirë se erdhët!” Me këto fjalë, Papa Leoni priti mbretin Charles III dhe mbretëreshën Camilla në Pallatin Apostolik. Çifti mbretëror britanik u prit në oborrin e Shën Damasit nga banda papale dhe garda zvicerane, shkruan Corriere Della Sera.

Camilla ishte e veshur me të zeza, siç kërkon protokolli për mbretëreshat jo-katolike që nuk gëzojnë “Privilegjin e të bardhës”, pra lejen për të veshur ngjyrë të bardhë përpara Atit të Shenjtë. Ajo mbante një vello të zezë dhe në kokë nuk kishte kurorë me diamante, ndryshe nga mbretëresha Elizabeth II në vizitat e saj deri në vitin 2000. Për këtë rast, siç shkruan Corriere Della Sera, Camilla zgjodhi një kurorë me pendë dhe gjethe, të punuar nga stilisti i njohur i shtëpisë mbretërore, Philip Treacy.

Mbreti dhe mbretëresha zbritën nga makina e tyre mbretërore, nën rrezet e diellit të tetorit, ku u pritën nga monsinjor Leonardo Sapienza dhe princi Mariano Hugo Windisch-Graetz, përfaqësues të Papës. Në ajër kumbonin himnet kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Vatikanit, ndërsa flamuri mbretëror i Windsor-it u ngrit për një ditë mbi atë papal në hyrje të Pallatit Apostolik, nderi më i lartë ceremonial për një vizitë shtetërore.

Në Vatikan u zhvillua shkëmbimi tradicional i dhuratave: Mbreti i dhuroi Papës një portret të Shën Eduardit Rrëfyesit, ndërsa Papa i dhuroi Charles III një mozaik të realizuar në Vatikan dhe dy orkide, si simbol i qëndrueshmërisë mjedisore, një temë që shënon gjithë këtë vizitë shtetërore.

Në Bazilikën e Shën Palit, mbreti mund të kalojë përmes Portës së Shenjtë, duke bërë “udhëtimin e Jubileut”, gati si një besimtar katolik. Që në momentin e shpalljes së vizitës, Mbreti Charles e kishte shprehur dëshirën për të marrë pjesë në Jubileun e Shenjtë 2025.

Në frymën e ekumenizmit, më vonë gjatë ditës, Charles do të marrë titullin “Confrater Mbretëror” (Vëlla Nderi) nga murgjit benediktinë të Shën Palit, ndërsa vetë Papa Leoni do të shpallet “Confrater Papal” nga kisha anglikane, për herë të parë në histori. Në këtë mënyrë, në Romë do të ketë një “vëlla” mbretëror në Shën Pal, dhe në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor, një “vëlla” papal.

Gjatë takimit në Pallatin Apostolik, mbreti i dorëzoi Papës nderimin “Knight Grand Cross of the Order of the Bath”, ndërsa Papa do t’i përgjigjet me titullin “Kalorës i Kryqit të Madh me Jakën e Urdhrit të Papës Piu IX”. Mbretëresha Chamilla do të marrë titullin “Zonja e Kryqit të Madh”, e të njëjtit urdhër.

Pas ceremonisë, Papa dhe Mbreti u bashkuan për një lutje në Kapelën Sistine, një akt simbolik që mbyll plagën e ndarjes fetare që prej përçarjes së mbretit Henri VIII, më shumë se 500 vjet më parë.

Një vizitë me domethënie historike

Kjo është vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles në Selinë e Shenjtë që nga kurorëzimi i tij në vitin 2023. Ashtu si mbretëresha Elizabeth II në vitin 1982, kur priti Papën Gjon Pali II, i pari Papë që shkeli në tokë britanike, edhe kjo ditë hyn në historinë e marrëdhënieve mes Vatikanit dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Charles dhe Camilla mbërritën në aeroportin e Ciampino-s mbrëmjen e kaluar, ku u pritën nga ambasadori britanik pranë Selisë së Shenjtë, Christopher Trott, dhe monsinjor Javier Domingo Fernández González, kreu i protokollit të Vatikanit. Pas natës që kaluan në Vilën Wolkonsky, rezidenca e ambasadorit britanik, çifti u nis drejt Vatikanit për audiencën private me Papën.

Katër roje ceremoniale e shoqëruan çiftin deri në Bibliotekën Papale, ku u zhvillua takimi privat. Më pas, Mbreti u takua me kardinalin Pietro Parolin, sekretarin e Shtetit të Vatikanit, për t’u bashkuar më pas me Papën në Kapelën Sistine në një lutje kushtuar “kujdesit për krijimin”.

Një mesazh miqësie shpirtërore

Sipas motrës Alessandra Smerilli, gjatë vizitës Mbreti dhe Papa do të takojnë edhe sipërmarrës dhe organizata që punojnë për klimën dhe qëndrueshmërinë, në kuadër të nismës së Mbretit “Sustainable Markets Initiative (SMI)”, një temë që i bashkon fort të dy liderët.

Në fund të vizitës, Mbreti do të pranojë emërimin si “Vëlla Mbretëror” i murgjve benediktinë në Bazilikën e Shën Palit, një nder që do të përjetësohet në një karrige ceremoniale me stemën e tij dhe moton “Ut unum sint” (“Qofshim një”), thirrja e madhe për unitetin e të krishterëve.

Ky gjest përmbyll një jetë të tërë të Mbretit Charles, të kushtuar dialogut ndërfetar dhe miqësisë ndërmjet feve, një traditë që ai e trashëgoi nga babai i tij, princi Philip, dhe gjyshja, princesha Alisi e Greqisë.

“Është hera e parë që një monark britanik, si Guvernator Suprem i Kishës së Anglisë, pranon një titull nderi nga një fe tjetër”, thekson historiani Hugo Vickers.

Bazilika e Shën Palit, ku në vitin 1966 u mbajt takimi historik midis Papës Pali VI dhe Kryepeshkopit të Canterbury-t, mbetet një simbol i bashkëpunimit katoliko-anglikan. Për Ministrinë e Jashtme britanike, kjo vizitë përfaqëson “një sinjal paqeje dhe dialogu në një kohë pasigurie e konfliktesh”, me mbretin Charles si “një figurë kyçe në promovimin e dinjitetit njerëzor, paqes dhe kujdesit për klimën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME DOREZA BOKSI NË DUAR/ Kryemadhi mesazh avokatit nga palestra: Të përshëndes, ligji paska…
Previous article INTERVISTA/ “Qendrat e kthimit nuk janë zgjidhje”, Rama për BBC: Si e zmbrapsëm trafikun e shqiptarëve me gomone

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT