• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E DYFISHTË NË MANËZ/ Gjendet makina e 21 vjeçarit të arratisur. “Me gjurmë plumbi”, ja ku e kishte fshehur..
Home
Breaking News

VRASJA E DYFISHTË NË MANËZ/ Gjendet makina e 21 vjeçarit të arratisur. “Me gjurmë plumbi”, ja ku e kishte fshehur..

22 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pasditen e sotme, 22 tetor, në Manëz të Durrësit është gjetur automjeti i 21 vjeçarit të shpallur në kërkim pas ngjarjes së rëndë, ku mbetën të vrarë dy djem të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti.

Automjeti u gjet i fshehur pranë banesës së tij.

Pas kontrollit, në makinë është konstatuar një gjurmë plumbi.

Dinamika e ngjarjes tragjike

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 të 22 tetorit 2025, pranë një karburanti në Manëz pas një konflikti mes disa të rinjve që ka agravuar në përdorimin e armëve. Viktimat u identifikuan si, Aranit Kurti, 23-vjeç dhe Flori Paluçi, 33 vjeç.

“Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.”, thuhej në njoftimin e uniformave blu.

Kamerat e sigurisë zbuluan se Paluçi i cili ishte plagosur me armë zjarri kishte qëlluar dy herë në drejtim të 21-vjeçarit D.P, por plumbat nuk e kapën këtë të fundit dhe ai arriti të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga persona të tjerë.

Nga sherri verbal për kafen te përplasja fizike jashtë lokalit

Fillimisht njëri nga personat e përfshirë, 21-vjeçari me inicialet D.P, i shoqëruar nga miku i tij 23-vjeçari Aranit Kurti, i ka kërkuar një kafe kamarierit 17-vjeçar. Ky i fundit i është përgjigjur duke i thënë atij që ekspresi është fikur dhe se nuk mundet t’i shërbejë më. (Lokali zakonisht mbyllej në orën 00:00, por i mituri e kishte mbajtur hapur për shkak se kishte disa klientë ende brenda).

Mes tyre ka ndodhur një përplasje verbale ku ndaj të miturit janë përdorur edhe fjalë fyese, ku më pas është përfshirë edhe Flori Paluçi, i cili i ka dalë në krah kamarierit. Të rinjtë më pas kanë dalë për t’u sqaruar jashtë ambienteve të lokalit, ku fillimisht ka ndodhur një përplasje fizike, që ka degraduar më tej edhe në përdorimin e armëve.

“Ka qenë pikërisht Aranit Kurti ka qëlluar i pari me grusht ndaj Flori Paluçit, i cili më pas ka nxjerrë armën që (dyshohet ka qenë e pa vullnetshme) ka prekur Aranit Kurtin, duke e lënë të vrarë. Më pas ka ndërhyrë D.P., i cili ka qëlluar në drejtim të Flori Paluçit, i cili ka mbetur i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit.”, raporton Daci.

Gazetarja raporton se në kamerat e sigurisë janë parë edhe dy gjuajtje të tjera të Flori Paluçit, në drejtim të 21-vjeçarit D.P, të cilat nuk e kanë prekur atë.

Policia po ashtu ka ngritur dyshime edhe për persona të tjerë të përfshirë që kanë kryer veprën penale për “moskallëzim krimi”, pasi autoritetet nuk janë njoftuar që në momentet e para në lidhje me konfliktin. Po ashtu ka dyshime se ka persona që e kanë ndihmuar 21-vjeçarin D.P të largohet nga vendi i ngjarjes dhe po e mbajnë të fshehur atë.

Kamarieri i përfshirë në konfliktin mes dy viktimave dhe autorit të shpallur në kërkim ka dhënë dëshminë e tij të parë për policinë, ku është shprehur se e gjitha nisi pas kërkesës për kafe, nga personi që tashmë është në kërkim, D.P.

“Ishte ora rreth 1:45, në momentin e ngjarjes ishin 5 persona. D.P hyri i pari në lokal me shokun e tij dhe më kërkoi kafe, ekspresi ishte i fikur dhe u thashë që nuk shërbejmë kafe në këtë orë. Ai ma ktheu se ‘dua kafe patjetër’ dhe filloi të më fyente me fjalë të rënda. Nuk e vazhdova më bisedën por ndërhyri Flori Paluçi për të më mbrojtur mua, Flori është banor i zonës dhe klient i lokalit, pra e njoh. Aty filloi konflikti fizik mes tyre, dhe dolën përjashta lokalit për ta vazhduar konfliktin.”, ka deklaruar kamarieri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET KANADAJA/ Burri qëllon për vdekje me armë 29-vjeçaren shqiptare, nënë e 4 fëmijëve. Autori ekzekutohet nga policia (DETAJET)
Previous article BABAI I ERVIS MARTINAJ KËRKOI TË SHPALLEJ ZHDUKJA E TIJ/ Gazetari: Ja kush është i dyshuari kryesor për zhduken e tij

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT