• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KANË KALUAR AFATET E PARABURGIMIT”/ Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia
Home
Aktualitet
Kronikë

“KANË KALUAR AFATET E PARABURGIMIT”/ Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia

22 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i proceduar dhe akuzuar nga SPAK për dosjet e inceneratorëve, kërkon lirimin nga qelia. Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë, duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Ndërkohë, GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika 6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor.

Ish-ministri u vu në pranga në dhjetor të vitit 2021 për dosjen e inceneratorit të Elbasanit me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave dhe korrupsionit. Për këtë dosje, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, ish ministri fitoi në korrik të këtij viti të drejtën e lirimit me kusht nga gjykata e Durrësit. Në vendimin e gjyqtarit Xhevdet Lika, thuhej se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale.

Por Koka është dënuar edhe për dy dosjet e tjera të inceneratorëve, Fierin, që u kthye për rigjykim në Apelin e GJKKO një ditë më parë nga Gjykata e Lartë, dhe inceneratorin e Tiranës, që s’ka marrë formë të prerë. Më 23 shtator 2023, ish-ministri u dënua me 10 vite burg për çështjen e inceneratorit të Fierit, por në dhjetor 2024,

Apeli i GJKKO vendosi të rikthente dosjen për rigjykim në shkallën e parë me trupë tjetër gjykuese. Dje, më 21 tetor 2025, Gjykata e Lartë vendosi se kjo dosje duhet të gjykohet në Apelin e GJKKO.

Për inceneratorin e Tiranës, Koka u dënua me 16 prill me 3 vite burg nga 4 që kërkoi Prokuroria e Posaçme por vendimi nuk ka marrë formë të prerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Kapet me armë 39-vjeçari në Tiranë! Çfarë e lidh me Ervis Martinajn
Previous article ZBARDH PRAPASKENAT/ Reuters: Pse dështoi takimi Trump-Putin në Hungari

s.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA/ U bllokuan në Gjirin e Filikurit, shpëtohen 5 turistë të huaj! Një prej tyre u gjet e plagosur

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DHËRMI/ Përplasen dy makina, 4 persona nisen me urgjencë në spital

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT