• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TI DO ARRESTOHESH”/ Detajet: Klienti i tij u prangos për kundërshtim të policisë, avokati Ulian Barjami u “përplas” në seancë me prokurorin
Home
Aktualitet
Drejtësi

“TI DO ARRESTOHESH”/ Detajet: Klienti i tij u prangos për kundërshtim të policisë, avokati Ulian Barjami u “përplas” në seancë me prokurorin

18 October, 2025 s.autor Aktualitet, Drejtësi

Zbardhen detaje nga seanca që çoi në arrestimin e avokatit Ulian Barjami nga Policia e Elbasanit.

Dje, më datë 17.10.2025, është zhvilluar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Maksim Suçi etj., seancë e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, nga gjyqtarja Megi Strakosha, ku akuza përfaqësohej nga prokurori Gjergji Ceka.

Avokati mbrojtës i shtetasit Maksim Suçi, avokat Ulian Barjami, pasi konstatoi provën me video të parashtruar në seancë, ku klienti i tij nuk shfaqej aspak duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, deklaroi se do të bëjë kallëzim për falsifikim provash ndaj prokurorit, pasi procesverbali me shkrim i sjellë nga prokurori në gjykim përshkruante një situatë ku klienti i avokatit Barjami kishte ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Prokurori Ceka, i irrituar nga ky deklarim, replikoi me avokatin Barjami duke i thënë: “Ti duhet të arrestohesh, do të arrestohesh!”, dhe ndërkohë, i nervozuar, kthente kokën nga punonjësit e policisë prezentë në sallën e gjyqit.

 

Avokati Barjami replikoi duke deklaruar: “Do të bëj kallëzim, se ke shkelur ligjin.”

Për këto deklarime ndërhyri gjyqtarja Strakosha, e cila i sqaroi avokatit Barjami se duhet të shmangte këtë diskutim dhe të fokusohej në interpretimin e provës në atë moment, pa u marrë me atë se çfarë do të bënte në vijim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO MERREM PERSONALISHT ME TY"/ AUDIOPËRGJIMI i përplasjes në gjyq mes avokatit Bajrami dhe Prokurorit Ceka: Të nxjerr përjashta...
Previous article NGA QUMËSHTI, TEK VEZËT/ Ja cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e kockave

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit Aktualitet

“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar nga të pasurit dhe të fuqishmit

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan... Aktualitet

E RËNDË/ 29-vjeçari paraqitet i plagosur në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke 13 ditë më parë, më ngatërruan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT