• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUTIN NUK TËRHIQET/ Starmer propozon planin e Trump për Gazën edhe në Ukrainë: SHBA-ja dhe Europa të hartojnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës
Home
Nderkombetare

PUTIN NUK TËRHIQET/ Starmer propozon planin e Trump për Gazën edhe në Ukrainë: SHBA-ja dhe Europa të hartojnë marrëveshjen për t’i dhënë fund luftës

18 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Mbretëria e Bashkuar ka propozuar zhvillimin e një plani të përbashkët paqeje SHBA-Europë për konfliktin e stërzgjatur tanimë në Ukrainë.

Kryeministri britanik Keir Starmer e bëri propozimin gjatë një telefonate midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësve evropianë pas takimit të tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, pasditen e të premtes, 17 tetor.

Sipas një burimi të thënë për Axios, Starmer do të donte të punonte me Uashingtonin për të hartuar një plan paqeje dhe si shembull i është referuar dokumentit 20-pikësh të Trump për Rripin e Gazës.

Pjesë e telefonatës së përbashkët ishte Zelensky, Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti finlandez Alexander Stubb, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store, ai polak Donald Tusk, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

 

Ndërkohë, takimi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump mbrëmë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelesnky ishte në disa raste i tensionuar, me momente tensioni të lartë, megjithëse pa përplasjet verbale që karakterizuan takimin e parë të dy burrave më 28 shkurt. Trump deri më tani ka refuzuar të furnizojë Ukrainën me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, duke këmbëngulur në vend të kësaj që Kievi të bjerë dakord për bisedime paqeje me Rusinë.

Dy zyrtarë amerikanë në kushte anonimati specifikojnë se “përparësia e udhëheqësit të Shtëpisë së Bardhë është “diplomacia” dhe se furnizimi i Kievit me Tomahawk mund ta “minojë” atë”.

Për më tepër, në një deklaratë të botuar në “Truth Social”, Trump i kërkoi në mënyrë implicite Zelensky të pranonte humbjen e territoreve të pushtuara nga trupat ruse: “Është koha të ndalojmë vrasjet dhe të bëjmë një MARRËVESHJE!” shkroi presidenti, bazuar në “kufijtë e përcaktuar nga lufta dhe guximi”. “Ata duhet të ndalen aty ku janë. Le të pretendojnë të dy fitoren, le të vendosë Historia!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KËRKONTE TELASHE"/ Kush ishte Hekuran Cumani, 23-vjeçari që u godit me thikë në Perugia
Previous article AKUZOHET PËR VRASJEN E BIZNESMENIT ITALIAN/ Çfarë vendosi gjykata për Kamber Sulçen, autori “kyç” gojën

s.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT