• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E BIZNESMENIT ITALIAN/ Zbulohet dëshmia e autorit: Më qëlluan të parët, isha i dehur!
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E BIZNESMENIT ITALIAN/ Zbulohet dëshmia e autorit: Më qëlluan të parët, isha i dehur!

17 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat kanë siguruar dëshminë e autorit të vrasjes së biznesmenit Italian Edoardo Sarcchi në Salari të Tepelenës. 48-vjeçari Kamber Sulçe ka deklaruar para hetuesve se ka qenë i vetëm në automjetin e tij dhe se është konfliktuar për dritat e gjata të makinës me Gazment Braçin dhe personat që e shoqëronin.

Sipas dëshmisë së Kamber Sulçes, ata e kanë ofenduar, dhunuar dhe e kanë qëlluar të parët me armë, ndërsa ai është larguar me automjet, ka marrë armën dhe më pas është kthyer dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Sulçe ka pohuar se në momentin e ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur. Një dëshmitar tjetër, që atë natë kishte konsumuar alkool bashkë me të, ka deklaruar në polici se 48-vjeçari, kur pinte, humbiste kontrollin.

Sipas burimeve policore, Kamber Sulçe njihet si person problematik në zonë, sidomos kur konsumon alkool. Megjithatë, policia ka marrë me rezerva dëshminë e tij, pasi nuk është provuar që pala tjetër e ka dhunuar apo e ka qëlluar e para me armë. Gjatë kohës që ishte shpallur në kërkim, 48-vjeçari kishte qëndruar i fshehur në stane në zonat malore.

Sipas hetimeve paraprake të policisë pak ditë pas ngjarjes, konflikti nisi pas një debati mes Kamber Sulçes dhe Gazment Braçit për dritat e gjata të automjeteve, çka konfirmohet edhe nga autori i dyshuar i vrasjes. Pas prishjes së makinës, Braçi thirri në ndihmë të atin, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me biznesmenin italian. Gjatë përplasjes, Sulçe qëlloi disa herë me armë gjahu, duke plagosur në femur Edoardo Sarchin, i cili humbi jetën nga hemorragjia e shkaktuar.

Italiani Edoardo Sarchi, jetonte prej më shumë se 25 vitesh në Shqipëri dhe drejtonte një firmë të prodhimit të tjegullave dhe tullave në Tiranë. Natën e ngjarjes më 27 shtator, ai ndodhej në Salari të Tepelenës, në banesën e familjes Braçi, miq të tij të afërt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Dhimitraq Ziu emërohet Drejtor i Sigurisë Publike
Previous article "LUFTA JONË ISHTE E DREJTË..."? Ali Ahmeti: Akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT