• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDESHJA SHQIPËRI-JORDANI/ Policia plan masash: Bllokohet qarkullimi në këto akse rrugore
Home
Aktualitet
Kronikë

NDESHJA SHQIPËRI-JORDANI/ Policia plan masash: Bllokohet qarkullimi në këto akse rrugore

14 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë, Sport

Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, e cila do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Arena Kombëtare”, ka sjellë kufizime të qarkullimit në disa akse rrugore. Policia e Tiranës ka njoftuar masa të përkohshme për kufizimin e qarkullimit në disa prej tyre pranë stadiumit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohet qarkullimi në Rrugën “Dervish Hima”, rrugën “Gjergj Filipi”, segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Si edhe rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë edhe segmentin nga Hotel “Sheraton”.

Policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me automjete në këto zona dhe të respektojnë kufizimet për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike.

NJOFTIMI:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në:
• Rrugën “Dervish Hima”;
• Rrugën “Gjergj Filipi”;
• Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,
•rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të respektuar kufizimet, si dhe iu bën thirrje të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse.

Gjithashtu, apelon për tifozët dhe sportdashësit që do të ndjekin ndeshjen, t’iu binden udhëzimeve të punonjësve të Policisë, me qëllim mbarëvajtjen e aktivitetit dhe garantimin e sigurisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rusia sulmon 4 kamionë të misionit humanitar të OKB në Ukrainë, Kievi: Akt terrorizmi
Previous article DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri drejt banesës së një 42-vjeçari, policia arreston dy të miturit në Pogradec

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania Aktualitet

DETAJE NGA TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Trupat u zbuluan nën rrënojat e banesës së djegur, familja sapo ishte kthyer nga Gjermania

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur Aktualitet

TRAGJEDI NË SHKODËR/ Banesa shkrumbohet nga flakët në Postribë, humbin jetën nëna me dy fëmijët e mitur

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT