• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VETË E KËRKOVE”/ U plagosën në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e babë e bir: Na drejtoi armën, por s’kishte më plumba
Home
Breaking News

“VETË E KËRKOVE”/ U plagosën në sallën e gjyqit, zbardhet dëshmia e babë e bir: Na drejtoi armën, por s’kishte më plumba

7 October, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, të cilët u plagosën gjatë atentatit që tronditi Gjykatën e Apelit në Tiranë, kanë lënë Spitalin e Traumës vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë. Burime mjekësore konfirmojnë se të dy ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmia para hetuesve

Pas daljes nga spitali, dy të plagosurit kanë dëshmuar përpara oficerëve të policisë gjyqësore, duke rrëfyer momentet dramatike të ngjarjes që ndodhi brenda sallës së gjyqit. Ata treguan se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash, menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja lexoi vendimin që ishte në dëm të familjes Shkëmbi.

Sipas dëshmisë së tyre, Elvis Shkëmbi dhe xhaxhai i tij u dukën të irrituar pas vendimit. Në momentin që gjyqtari u ngrit për t’u larguar drejt koridorit, 30-vjeçari Elvis Shkëmbi nxori një armë që mbante nën xhaketë, e mbushi me plumbat që kishte në xhep dhe qëlloi 3–4 herë drejt gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Detajet nga salla e ngjarjes
Ngjarja ndodhi në sallën numër 3, një nga më të voglat në Gjykatën e Apelit, ku autori ndodhej vetëm pesë hapa larg gjyqtarit. Dëshmitarët thanë se Kalaja u përpoq të mbrohej, por për shkak të hapësirës së ngushtë nuk pati mundësi. Pas të shtënave, Shkëmbi iu afrua viktimës dhe i tha “vetë e kërkove”, ndërsa më pas u kthye drejt të pranishmëve dhe sekretares së gjykatës, por në atë moment nuk kishte më plumba në armë.

Në dëshminë e tyre, Rakip dhe Ervis Kurtaj rrëfyen se pas të shtënave u përpoqën të ndihmonin gjyqtarin, por ai nuk reagonte më. Pak minuta më vonë mbërritën policia dhe ambulanca, ndërsa autori, sipas tyre, doli i qetë nga salla, duke lënë armën te dera.

Paraprakisht të kërcënuar
Dy të plagosurit thanë gjithashtu se familja Shkëmbi i kishte kërcënuar prej vitesh, sidomos për çështjen e pronës që po shqyrtohej në gjykatë.

“Na thoshin shpesh se do na nxirrnin nga shtëpitë tona, madje edhe kur takoheshim rastësisht. Ishin bërë makth për ne,” – kanë dëshmuar ata.

Ngjarja tragjike ka lënë pas një atmosferë tronditjeje të thellë në sistemin e drejtësisë, ndërsa hetimet për motivet dhe përgjegjësitë institucionale vazhdojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË VRASIM TY DHE FAMILJEN"/ Tritoli në Sarandë! Zbulohet telefonata, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej
Previous article "NA DUHEJ NJË FUTBOLLIST ME PËRVOJË"/ Trajneri i Belgjikës rikthen në kombëtare lojtarin

s.autor

Postime të ngjashme

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027 Aktualitet

MINISTRIA E ARSIMIT PUBLIKON KALENDARIN/ Ja kur do të fillojë viti i ri shkollor 2026-2027

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër Aktualitet

EMRI/ Dyshimet për tjetërsim pronash, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte Aktualitet

"NËSE SHTETI NUK VEPRON..."/ Altin Meçaj denoncon dhunën dhe PARALAJMËRON para Prokurorisë së Fierit: Kam fakte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT