• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ ISIS, ja mesazhi që la terroristi i sulmit me 8 të vdekur
Home
Botë

SHBA/ ISIS, ja mesazhi që la terroristi i sulmit me 8 të vdekur

1 November, 2017 Redaktor2 Botë

Shoferi i cili përplasi për vdekje 8 persona në një pistë biçikletash në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte bërë pjesë e organizatës terroriste të ISIS kohë më parë.

Sayfullo Habibullaevic Saipov, 29 vjeç, ndodhet ende në spital nën masa të rrepta sigurie pasi u plagos në këmbë nga policia ditën e djeshme kur kreu sulmin.

Pasi përplasi me kamionçinën e tij vrapuesit dhe çiklistët, ai doli nga automjeti me dy armë lodra.

Hetuesit pas kërkimeve të bëra në kamionçinë gjetën shënime të 29-vjeçarit uzbek që betohej për besnikëri ndaj grupit terrorist.

Në një prej shënimeve të gjetura shkruhej në anglisht “ISIS do të jetojë gjithnjë”. Në shënime të tjera kishte shkrime të ngjashme në arabisht. Në kamionçinë u gjetën edhe disa flamurë të ISIS.

Saipov emigroi në SHBA në vitin 2010 dhe ka jetuar në Florida, Ohajo dhe Nju Xhersi. Policia në Nju Jork vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë sot, një ditë pas sulmit.

Autoritetet po përpiqen të gjejnë motivet e autorit. Ndërkohë Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha se nuk ka prova që autori që duket se ka shprehur besnikërinë ndaj ISIS-it, kishte pasur ndihmë nga organizata terroriste të huaja, por ishte radikalizuar brenda Shteteve të Bashkuara. Katër vetë, përfshirë dy fëmijë u plagosën kur autori i sulmit goditi me kamion një autobus shkollash.

Pas sulmit, Presidenti Trump shkruajti në Twitter “Nuk duhet të lejojmë ISIS-in të kthehet, ose të hyjë në vendin tonë, pasi po i mposhtim në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!”

Ai shtoi më pas “Sapo urdhërova Departamentin e Sigurisë Kombëtare që ta intensifikojë edhe më tej Programin për Kontroll të Hollësishëm. Nuk duhet të ruajmë korrektesën politike për një gjë të tillë”.

Presidenti Trump shkruajti gjithashtu në Twitter se i dyshuari kishte hyrë në Amerikë me një vizë diversiteti, ose siç njihet nga shumë vetë, lotaria amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Doni të ndiqni studimet në SHBA/ Ja një lajm i mirë nga Ambasada Amerikane
Previous article Ramës nuk i del INATI me gazetarët/ Unë jam ushqimi juaj kryesor (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT