Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot kryeqytetin, ku pranë ambienteve të Gjykatës së Apelit është qëlluar me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.
Autori Gjon Shkëmbi qëlloi me armë zjarri në sallën e gjykatës, duke lënë të vdekur gjyqtarin dhe duke plagosur dy persona të tjerë, babë e birë.
Kush ishte Astrit Kalaja?
Astrit Kalaja ishte një figurë e njohur e sistemit të drejtësisë shqiptare dhe anëtar i zgjedhur për të tretën herë në Kolegjin Zgjedhor. Ai lindi në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në Fakultetin e Drejtësisë, duke marrë titullin “Jurist”. Menjëherë pas përfundimit të studimeve, nisi karrierën si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Shkodër. Për shtatë vitet e fundit, ai ushtronte detyrën e anëtarit të Gjykatës së Apelit, duke arritur një karrierë mbi 18 vite në sistemin gjyqësor. Në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting), Astrit Kalaja u rikonfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, si dëshmi e profesionalizmit dhe integritetit të tij në fushën e drejtësisë.


