• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SA MË SHPEJT NDAJ GODITJE”/ Zbardhen planet e Ermir Dedjas për vrasje në “SkyEcc”: Ju uroj mbarësi o Zot
Home
Aktualitet
Kronikë

“SA MË SHPEJT NDAJ GODITJE”/ Zbardhen planet e Ermir Dedjas për vrasje në “SkyEcc”: Ju uroj mbarësi o Zot

5 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimi i grupit të “Rrumit” nga SPAK, ka zbuluar planet për eliminim e disa personave të botës së krimit.

Në një bisedë në SKY ECC, pjesë e dosjes hetimore të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, diskutohet mbi vrasjen e Edmir Bregut. Biseda daton më 21 tetor 2020 mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit.

Ermiri Dedja i ka shkruar Elidonit se ka biseduar me një person për punën e “Malos”, duke iu referuar Edmir Bregut, që ta ruante pa ndërprerë kundrejt pagesës. Në vijim i ka shkruar se duhet të fillonin goditje se nuk kishin gjë në terezi. Në platformën SkyECC janë ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermiri Dedja.“Ça po bën, Vlla. si po kalon, krej mirë vlla. Kam bisedu me i rob për punën e malos me e rujt e me ju vu non stop. Po do më kthejë përgjigjë. Për punë lekësh sa do i thash. Se duhet me bo llapitje sesbon se s’kemi gjë në terezi. S’kam ça me humb mo, vetëm marësi ju uroj vetes dhe ju o zot.”

Në datën 22 tetor 2020, në orën 12:58, Ermiri Dedja i shkruan Elidonit se ka mbetur pak i keq dhe se duhet sa më shpejt të bëjnë ndonjë goditje që të marrin veten se po i dilte vjetja nga qejfi, dhe konkretisht Ermiri ka dërguar sms si vijon.

“Ça po bon vlla. Si je, mirë kapo këtu ke lagjja, sa po pi i kafe, po pres i shok t’vi me taku. E mos vi takoj pastaj. Mrena kti muj i ke gjall a vdek thuj kapos, i rrezikshëm je. Hahahahhahha vllai jot ska 2 qind lek t’vogla nxhep hahahhaha. O Allah sa me shpejt naj goditje, t’morrim icik veten. Se kshu po mdel vetja ka qef”

Në datën 25 tetor 2020, në orën 18:05, Ermiri Dedja i ka shkruar Elidon Avdyli se ishte me Piratin dhe një shok në terren dhe se do ta linte Kelin me një shok të kontrollonin njëherë vërdallë me makinë. Ermiri lutet që ta nisnin me mbarësi vitin 2020.

Nga “Maloku” tek Plarent Dervishaj, si planifikoi “Rrumi” t’i vriste të dy! Zbardhen MESAZHET: Unë kam burrni…
Në orën 18:12 Ermiri i ka shkruar Elidionit dhe se do ta bënin me patjetër pasit vetëm atë gjë kishte ne mendje dhe se shumë shpejt personi që kërkonin do të binte në grackë. Nga konteksti i bisedës dyshohet se bëhet fjalë për kontrollin që Ermiri Dedja me bashkëpunëtorët e vet bëjnë çdo ditë në qytetin e Durrësit për të gjetur shtetasin Edmir Bregu me qëllim për ta vrarë atë.

“Ca po bën kapo. Tashi sa do e lej Kelin me i shok me makinë. Ta nisim me marësi këtë vit që vjen. Do ë bëjmë sesbën, maje mend pra. Mos sot, nesër do bjerë në grackë. 120 euro a ke mundësi të mi japësh se doja të rregulloja makinën”.

Në datën 25 Tetor 2020, ora 19:31, Elidon Avdyli ka zhvilluar një bisede të gjatë me përdoruesin e SkyEc L629B3, i identifikuar si Rumi (Aleksandër Laho). Në bisedë flasin lidhur me planet e nevojshme për të varur personin me emrin Çekiq i identifikuar si Edmond Çekiçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONSERVATORËT FRIKËSOHEN NGA EMIGRANTËT/ Premtime masive, sfidojnë partinë e Nigel Farage për të pakësuar numrin e të huajve
Previous article ENDE PA KANDIDATË/ Rama ironizon PD-në për zgjedhjet e pjesshme: Dyqani shitet...

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT