Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku janë plagosur 5 persona.
Mësohet se ngjarja kqa ndodhur pranë një fshati në afërsi të Klosit dhe në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje. Fillimisht ata bkanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.


