• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATET MË TË FRIKSHME ME TRITOL NË MAKINË/ Nga Isuf Jacaj, tek Aleksandër Sadikaj, ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik
Home
Ekskluzive

ATENTATET MË TË FRIKSHME ME TRITOL NË MAKINË/ Nga Isuf Jacaj, tek Aleksandër Sadikaj, ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik

5 October, 2025 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Në Shqipëri janë regjistruar dhjetëra atentate me tritol të vendosur në makina, që shpesh kanë pasur pasoja fatale.

Këto ngjarje kanë ndodhur kryesisht në qytete e mëdha shqiptare, duke tronditur opinionin publik. Viktimat kanë qenë zakonisht biznesmenë ose persona me precedentë penalë, dhe autorët shpesh kanë mbetur të paidentifikuar. Këto atentate lidhen me hakmarrje apo konflikte mes grupeve kriminale.

Mëngjesin e sotëm vendi është ygjuar i tronditur nga atentati me eksplyiv që ndodhi në qztetin e Sarandës, ku një 58-vjeçar mbeti viktimë. Isuf Jaçaj ishte brenda në makinë humbi jetën menjëherë pas shpërthimit. Atentati është tipik mafioz, me 800 gram tritol të vendosur poshtë automjetit tip Toyota kur ai ishte i parkuar dhe në momentin kur viktima është futur në makinë autori e ka aktivizuar. Deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:50 të 4 tetorit në lagjen numër 3, në të njëjtën lagje ku të birit të Isuf Jaçajt, Klaus Jaçajt vetëm 3 muaj më parë i hodhën në erë mjetin me tritol. Shpërthimi tronditi qytetin bregdetar, ndërsa Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Alpenews.al ju sjell atentatet më të frikshme që kanë ndodhur këto vitet e fundit me eksploziv në vendin tonë ku fatkeqësisht ka pasur viktima, por disa shënjestra të këtj lloj atentati kanë shpëtuar por me dëmtime të mëdha në shëndetin e tyre.

VRASJA E ALEKSANDËR SADIKAJ

Atentatit ndaj Aleksandër Sadikajt ndodhi më 11 qershor 2022, në aksin Tiranë–Elbasan, pranë zonës së Saukut. Sadikaj, 27 vjeç, po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” kur mjeti shpërtheu papritur për shkak të një sasie tritoli të vendosur poshtë sediljes. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa makina u përfshi plotësisht nga flakët, ndërsa trupi i tij u gjet disa metra larg automjetit. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti të mbijetojë. Hetimet zbuluan se eksplozivi ishte aktivizuar me telekomandë, çka tregon se atentati ishte i mirëorganizuar dhe i planifikuar me kujdes, ndërsa autorët e vërtetë mbetën të paidentifikuar.

ATENTATI NDAJ INES HAJRULLËS

Atentati ndaj Ines Hajrullës ndodhi në nëntor 2017 në Vlorë, kur në makinën e tij shpërtheu një sasi tritoli e vendosur poshtë automjetit. Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe Hajrulla mbeti i plagosur rëndë, duke humbur të dyja këmbët, por arriti të mbijetojë. Policia dyshoi se ngjarja lidhej me konflikte kriminale ose hakmarrje.

SHPËRTHIMI NË MAKINËN KU UDHËTONTE PRENG GJINI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Atentati ndaj Preng Gjinit ndodhi më 6 shtator 2020, në afërsi të urës së Vasil Shantos në Tiranë. Ai po udhëtonte me makinën e tij tip “Benz” kur shpërtheu një sasi tritoli e vendosur poshtë automjetit. Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, duke pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por shpëtoi gjallë. Sipas policisë, eksplozivi ishte vendosur nën sediljen e shoferit dhe ishte aktivizuar me telekomandë, çka tregon se atentati ishte i planifikuar me kujdes. Ngjarja u lidh me konflikte të vjetra kriminale në zonën e Mirditës dhe u cilësua si një nga atentatet më të sofistikuara të viteve të fundit në Shqipëri.

MATENTATI NDAJ AGRON ALLUSHIT

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më 25 nëntor 2018 Vlora u trondit nga një atentat ndaj biznesmenit Agron Alushi. Këtij të fundit i kishin vendosur tritol në makinën e cila shpërtheu në ecje. Fatmirësist, biznesmeni i ndërtimit nuk u lëndua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË RRUGËN E ARBRIT/ Të përfshirë 5 anëtarë të një familjeje
Previous article 6 GARA NGA FUNDI I SEYONIT PËR FORMULA 1/ McLaren fiton titullin për konstruktorë! Rusell i pakapshëm në Singapor

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT