• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJEORGJIA PËRFSHIHET NGA PROTESTAT/ Demostruesit tentojnë të futen në pallatin presidencial
Home
Nderkombetare

GJEORGJIA PËRFSHIHET NGA PROTESTAT/ Demostruesit tentojnë të futen në pallatin presidencial

4 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Policia e Gjeorgjisë ka përdorur të shtunën sprej piperi dhe topa uji kundër protestuesve që kanë tentuar të hyjnë në pallatin presidencial në Tbilisi.

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugë pas thirrjeve të partive opozitare për protesta të mëdha kundër partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane në ditën e zgjedhjeve lokale.

Qëllimi i tyre është t’i rikthejnë protestat ditore që kanë nisur vitin e kaluar, pas shkeljeve të dyshuara në zgjedhjet parlamentare dhe vendimit të Qeverisë për t’i ndalur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Protesta nuk janë mbajtur në muajt e fundit.

Turmat kanë nisur të mblidhen pak pasi ka nisur procesi i votimit më 4 tetor, dhe disa organizatorë kanë thënë se qëllimi tyre është “përmbysja paqësore e Qeverisë”.

Mirëpo, rreth orës 19:00 ata kanë nisur të lëvizin drejt pallatit presidencial.

Teksa protestuesit kanë tentuar të hyjnë në pallat, Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë ka thënë se marshi i ka tejkaluar “normat e përcaktuara me ligj”. Policia është përgjigjur duke përdorur topa uji dhe prej piperi.

Shërbimi i Gjeorgjisë i Radios Evropa e Lirë raporton se zyrtarët policorë dhe protestuesit janë përballur fizikisht, dhe që protestuesit kanë hedhur objekte të paidentifikuara.

Ish-presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, që i ka udhëhequr paraprakisht protestat paqësore, i ka kritikuar veprimet e protestuesve.

“Si presidente legjitime, e kundërshtoj këtë dhe vazhdoj të jem afër njerëzve të mi në mënyrë paqësore derisa të arrijmë te zgjedhjet e reja”, ka thënë Zurabishvili.

Para protestave, autoritetet janë zotuar për përgjigje të ashpër ndaj atyre që synojnë “revolucion”./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS RESHJEVE TË DENDURA TË DËBORËS/ Hapet rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, shpëtohen personat që u bllokuan dje në stan
Previous article HEDHJA E TË MITURËS NGA BALLKONI/ Mjekja: Ka probleme familjare dhe sociale, babai i dënuar për disa vepra penale

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump… Botë

SHBA REVOKON VIZAT KUR KA RREZIK PËR SOHHRINË PUBLIKE/ DASH: Viza është privilegj, jo e drejtë! Administrata Trump…

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua Botë

“SHBA PRANOI KUSHTET TONA”/ Trump quajti Hormuzin territor amerikan, Irani i përgjigjet: Do t’i korrigjojmë ne iluzionet e tua

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna! Botë

E PAZAKONTË NË SIÇILI/ Rrufeja godet për vdekje alpinistin amerikan teksa shkonte drejt kraterit të vullkanit Etna!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT