• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËBORA ZBARDH ZONAT MALORE NË ELBASAN/ Aksi Librazhd-Sebisht i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërprerje energjie në disa zona
Home
Sociale

DËBORA ZBARDH ZONAT MALORE NË ELBASAN/ Aksi Librazhd-Sebisht i kalueshëm vetëm me zinxhirë, ndërprerje energjie në disa zona

3 October, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Reshje dëbore janë regjistruar që prej orëve të mesditës së djeshme në zonat malore të qarkut Elbasan, pas rënies së ndjeshme të temperaturave. Sipas Zyrës së Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan, situata paraqitet nën kontroll, megjithatë reshjet kanë sjellë vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Trashësia e dëborës në aksin rrugor Librazhd – Fushë-Studen – Sebisht ka arritur deri në 8 cm dhe lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë. Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment malor, ndërsa njësitë e mirëmbajtjes janë në terren për të siguruar kalueshmërinë e rrugës.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të qarkut, rrugët rurale dhe nacionale janë të hapura dhe të kalueshme, pa probleme të theksuara.

Probleme janë raportuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Një pjesë e qytetit të Cërrikut ka mbetur pa energji për shkak të dëmtimit të fidrit të Banjës. Po ashtu, ndërprerje janë shënuar në Njësinë Administrative Lunik në Librazhd dhe në fshatin Godolesh të Labinot-Fushës.

Ekopet e OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.

Autoritetet vendore vijojnë monitorimin e situatës në kohë reale, ndërsa qytetarëve u bëhet apel për kujdes të shtuar, sidomos gjatë lëvizjes në zonat e thella malore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E SPAK/ Dyshohet se dekonspiroi operacionet e policisë, ish-deputeti i PS-së Çyrbja do të gjykohet me gjykim të shkurtuar
Previous article "MOS LËVIZ"/ Momenti kur vihet në pranga autori i vrasjes së 40-vjeçarit në Babrru, u kap në një banesë në Durrës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT