• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MAZNIKU NË GJKKO/ Çfarë po ndodh në seancën për dosjen “5D”
Home
Aktualitet
Kronikë

MAZNIKU NË GJKKO/ Çfarë po ndodh në seancën për dosjen “5D”

2 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-ministri i shtetit për Pushtetin Vendor dhe deputeti socialist Arbjan Mazniku është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se deputeti Mazniku është paraqitur si dëshmitar, pas thirrjes së Prokurorisë së Posaçme SPAK-ut në lidhje me hetimet për Dosjen 5D.

Çështja 5D, çfarë po diskutohet në seancë

Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla nuk është i paraqitur në sallën e gjyqit. Molla ka nënshkruar deklaratën me përmbajtje: “Unë, i pandehuri Redi Molla, deklaroj se nuk marr pjesë në seancë dhe kërkoj të përfaqësohem nga avokatët Denion Bogdani dhe Ermir Beta.”

Gazetarja Glidona Daci raporton se Taulant Tushe nuk është i pranishëm në sallën e gjykimit. Ai kërkon të përfaqësohet nga avokatët e tij, pasi shpreh vullnetin për të mos marrë pjesë në seancë. Ish-drejtori tjetër Mariglen Qato është i pranishëm në sallë.

Arbjan Mazniku, drejtues i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, është thirrur si dëshmitar për kohën kur mbante postin e nënkryetarit të Bashkisë Tiranë.
Mazniku: Kam pasur postin e nënkryetarit të bashkisë. Detyra ime, si titullar i autoritetit kontraktor, është të bëj verifikimin final të procedurës dhe të firmos në fund kontratën. Nuk jam marrë me lëndën, pasi verifikimet janë kryer nga ekspertët. Raporti përmbledhës është raport i bërë nga ekspertë, pasi drejtorët e fushës përkatëse kanë miratuar procesin. Ne kalonim me dhjetëra procedura në ditë. unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin firmosur dokumentet dhe kishin kryer detyrën e tyre, ndërsa unë thjesht e certifikoja si proces. Në thelb, është certifikimi i faktit që ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët, juristët e të tjerë, e kanë bërë detyrën e tyre.
Redi Mollën dhe Mariglen Qaton i njoh, kam pasur marrëdhënie shumë të mira me ta. Ndërsa N.S-në nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme.

Avokati Ardian Leka: Ju si bashki keni tenderuar disa procedura. Gjatë gjithë këtyre tenderimeve, ju ka qëlluar ndonjëherë punë e pambaruar?

Mazniku: Patjetër që janë bërë qindra projekte. Ka momente kur një punë mund të ngecë, ka pasur arsye të ndryshme që janë bërë pengesë, por saktësoj se këto janë pjesë teknike. Unë nuk di të ketë projekte të pambaruara, por di që ka pasur projekte që nga 1 vit kanë zgjatur deri në 1 vit e gjysmë. Kur punimet ndalonin për faj të kompanisë, merreshin masa në ngarkim të kompanisë, deri në përjashtimin e saj nga gara për tenderat.

Avokat Denion Bogdani: Keni pasur ndërhyrje për të favorizuar kompaninë 5D ose “Vas Konstruksion“?

Mazniku: Jo, nuk kam pasur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "BLIC" NË DURRËS/ Arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”
Previous article PAMJET/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

s.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT