• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKELJE E HAPËSIRËS AJRORE/ Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagen, në fokus ‘muri kundër dronëve’ për të sprapsur Rusinë
Home
Nderkombetare

SHKELJE E HAPËSIRËS AJRORE/ Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagen, në fokus ‘muri kundër dronëve’ për të sprapsur Rusinë

1 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Takimi informal i Këshillit Evropian është duke u zhvilluar në Pallatin Christiansborg në Kopenhagen. Udhëheqësit evropianë do të diskutojnë propozimin për një “mur dronësh” për sigurinë e kontinentit vetëm disa ditë pasi ndërhyrjet në hapësirën ajrore nga avionë të paidentifikuar pa pilot detyruan një mbyllje të përkohshme të aeroporteve daneze. Në këtë takim ii pranishëm do të jetë edhe kryemimistri Edi Rama i cili do të niset drejt Kopenhagës pasdite.

Samiti do të jetë gjithashtu mundësia e parë për udhëheqësit e 27 vendeve të BE-së për të diskutuar një propozim për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë për të financuar një kredi prej 140 miliardë eurosh (164.37 miliardë dollarë) për Ukrainën.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen teksa mbërriti në Pallatin Christiansborg tha se ata do të rrëzojnë çdo dronë që shkel hapësirën ajrore.

Rrëzimi i dronëve? Unë jam përgjithësisht pro. Në Danimarkë, ne kemi një vendim për t’i rrëzuar ata. Sigurisht, kjo duhet të bëhet siç duhet, sepse ekziston një shoqëri civile që duhet të jetë në gjendje të funksionojë, por ka një mandat për ta bërë këtë”, tha Mette Frederiksen.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas mbërritjes së saj në samitin joformal të BE-së tha se koha që po jetojmë është sfiduese. Von der Leyen gjithashtu përmendi shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, ku nënvizoi se kjo e fundit po përpiqet që të vendosë BE-në në provë dhe të nxisë përçarje.

“Ajo që shoh në përgjithësi, edhe në vendet në vijën e frontit, kemi pasur dronë në Poloni, kemi pasur ndërhyrje në hapësirën ajrore në Estoni. Është një model, dhe ky model vjen nga Rusia. Dhe sado që Rusia përpiqet të na vërë në provë, ajo gjithashtu përpiqet të nxisë përçarje dhe ankth në shoqëritë tona. Ne nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha ajo.

Ndërkohë edhe Ministri i Brendshëm gjerman Alexander Dobrindt gjatë një konference për shtyp deklaroi se çështja e dronëve është shumë aktuale ndaj do të krijojnë një qendër të përbashkët për mbrojtjen nga dronët, e cila do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis Landeve dhe qeverisë federale, do të kryejë analiza të kërcënimeve dhe do të koordinojë masat operative.

“Në fushën e sigurisë, po merren vendime kyçe: duke filluar nga java e ardhshme, Këshilli i Ministrave do të diskutojë reformën e Aktit Federal të Policisë, i cili ka ngecur prej vitesh. Teksti i ri do të përmbajë gjithashtu dispozita specifike për mbrojtjen nga dronët, duke krijuar kështu një bazë të fortë ligjore në këtë fushë. Çështja e dronëve është me të vërtetë shumë aktuale. Ne e njohim rritjen e kërcënimeve hibride: spiunazhi dhe sabotimi janë rreziqe në rritje, të cilat, ndonëse ndonjëherë abstrakte, po bëhen më të dukshme çdo ditë. Nevojiten përgjigje konkrete: identifikimi, neutralizimi dhe përgjimi i dronëve, deri në rrëzimin e tyre, nëse është e nevojshme.

Për këtë arsye, Akti i Sigurisë së Aviacionit do të rishikohet gjithashtu, në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes, në mënyrë që – përveç policisë – edhe Bundesëehr të mund të ndërhyjë, bazuar në parimin e ndihmës administrative, në mbrojtjen nga dronët. Ne gjithashtu do të krijojmë një qendër të përbashkët për mbrojtjen nga dronët, e cila do të mundësojë shkëmbimin e informacionit midis Landeve dhe qeverisë federale, do të kryejë analiza të kërcënimeve dhe do të koordinojë masat operative. Vetëm përmes veprimeve të përbashkëta nga qeveria federale dhe Landet mund të përgatitemi në mënyrë adekuate për këtë sfidë të re”, shpjegoi Dolbrindt.

Komuniteti Politik Evropian është lançuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës.

Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë nocionin se ishte një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKOHET NGA PUNA PASI KRITIKOI ERDOGANIN/ Gazetari turk humb detyrën në të njëjtën ditë që u bë baba
Previous article "KANË SHKATËRRUAR DERËN"/ Françeska Murati i shpëton një tentative grabitjeje në banesë

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT