• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STERILIZIMI/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët duan më shumë kohë! Gjyqtari Ndreca: E bëtë si puna e nxënësit me detyrat
Home
Aktualitet
Kronikë

STERILIZIMI/ Shtyhet seanca në GJKKO, avokatët duan më shumë kohë! Gjyqtari Ndreca: E bëtë si puna e nxënësit me detyrat

1 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn dhe 6 të pandehur të tjerë, që po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për t’iu dhënë më tepër kohë që të përgatisnin kundërshtimet mbi gjetjet e SPAK-ut.

Kërkesat e disa avokatëve shkaktuan edhe nota humori në sallë me ndërhyrjen e gjyqtarit relator Bib Ndreca.

Po bëni si me detyrat e shtëpisë, mësuesi e pyet pse s’i ke sjellë detyrat, nxënësi thotë se më kishte mbyllur mami derën me çelës”, tha gjyqtari Bib Ndreca.

SPAK tha se situata paraqitet e tillë në mënyrë të përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen, dhe kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza.

Seanca e radhës u la për në datën 15 tetor në orën 13:00

Për dy kryesorët, ish.zv ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, dhe biznesmenin që fitoi tenderin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore në shtet, Ilir Rrapaj, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për secilin. Nga Gjykimi i shkurtuar, të dyve u ulet 1/3-a dhe në rast se shpallen fajtorë nga gjykata e Posaçme, do të dënohen me 6 vite e 8 muaj burg.

Për, Marsela Serjani drejtoreshë juridike dhe Saimir Kadiu, drejtor ekonomik në ministri, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg, që zbriten në 2 vite e 4 muaj për secilin.

Ndërkohë për 4 të pandehur të tjerë, dënimi me burg i kërkuar nga SPAK, pezullohet në shërbim prove. Mes tyre është edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, mjeku Arben Gjata, për të cilin SPAK kërkoi 2 vite burg, që nga gjykimi i shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj, e që konvertohet në 3 vite shërbim prove në rast se do të dënohet nga gjykata e posaçme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vajza 2-vjeçare bie në enën me ujë të nxehtë, dërgohet me URGJENCË në spital
Previous article "SHTËPI BARI" NË LAÇ/ Në pranga dy persona! Sekuestrohen 12 kg kanabis, granata, tritol e fitila detonatorësh

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT