Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4, goditi distriktin Simav të Kutahyas në Turqinë perëndimore, duke shkaktuar panik në zonat e Izmirit, Bursës dhe Stambollit.
Agjencia e Fatkeqësive Natyrore të Turqisë, bën me dije se tërmeti ndodhi në orën 12:59 sipas orës lokale me epiqendër në rrethin Simav të provincës Kutahya.
Tërmeti, i cili u ndje edhe në provincat fqinje, kishte një thellësi prej 8.46 kilometrash. Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë raportuar për dëme në njerëz apo në banësa.
Ndërsa Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya shkruan në rrjetet sociale, se ekipet janë në terren pas tërmetit të fuqishëm.


