• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 51-VJEÇARIT NË DURRËS/ Të afërmit: Tentativa për përdhunim, gënjeshtër
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E 51-VJEÇARIT NË DURRËS/ Të afërmit: Tentativa për përdhunim, gënjeshtër

27 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lidhur me vrasjen në Durrës ndaj 51-vjeçarit, Valbon Beqiri, kanë folur për “Review”, në Euronews Albania, qytetarë të cilët e njihnin nga afër Beqirin. Ata shprehen se 51-vjeçari ishte një njeri i mirë dhe i qeshur që nuk shkaktonte konflikte.

Pronari i lokalit ku ka punuar 51-vjeçari, deklaroi se nuk kishin një marrëdhënie si një punëtor dhe pronar por ishin si vëllezër.

“Ishte vëllai im, njeri punëtor i qetë dhe i qeshur me të gjithë. Ky lajm na ka ardhur si bombë. Edhe tani që flas nuk na besohet. Na duket si ëndërr. Nuk kishim vënë re asnjë shqetësim të tij. Me mua ka pasur një marrëdhënie si vëllai me vëllanë.

Autori ka hedhur akuza të rënda, por ne ia lëmë në dorë drejtësisë, të bëjë punën e vetë dhe të mos hedhë baltë. Ka një grua të mrekullueshme dhe fëmijë të tillë. Ishte një njeri i përkushtuar ndaj familjes. Unë i kam dorëzuar kalamajt e mi atij.

Kam shumë momente me Valbonin. Nuk është e vërtet kur flitet për divorcin e tij”, tha pronari i lokalit.

Një tjetër qytetar, mik i 51-vjeçarit u shpreh se e njihte pre vitesh dhe nuk kishte vënë re gjatë kësaj kohe sjellje të pazakonta të Beqirit.

“Valboni ishte çun i mirë, punëtor, me fol llafe të këqija për Valbonin, të vret Zoti. Ai shërbente për 10 vite në atë lokal. Unë e njoh prej 10 vitesh. Nuk është asgjë e vërtetë. Për mua ishte çun fantastik. Nuk kam vënë re asnjë sjellje të pazakontë, janë gjëra të pavërteta. Valboni do ngelet në mendjet tona”, tha miku i 51-vjeçarit.

Një tjetër i moshuar tha se Valbon Beqiri nuk ka pasur asnjëherë konflikte me njerëz apo klientë në lokalin ku punonte.

“Jam i ardhur në Durrës, 10 vitet e fundit kam pirë kafe në lokalin ku punonte ai. Ishte gjithmonë i qeshur dhe shërbimi ishte në mënyrë të përkryer, të gjithë shkonin mirë dhe nuk bënte llafe me njeri. Kur e morëm vesh, shofim lokalin mbyllur, e merrja në telefon nuk më përgjigjej dhe u habita. Në darkë e marr vesh që e kanë vrarë. Na erdhi keq dhe u pikëlluam se ishte familjar i rregullt. Nuk kishte njeri më të mirë. Autorin nuk e njohim fare. Nuk ka qenë i divorcuar”, u shpreh i njohuri i Valbon Beqirit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij
Previous article "MOSKA E HAPUR PËR PAQE"/ Ministri i Jashtëm rus zbulon kushtet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT