Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 51-vjeçarit Valbon (Marko) Beqiraj, i cili dyshohet se është goditur me thikë mbi 20 herë nga Teilor Tivari, 24 vjeç, brenda banesës së viktimës, më 24 shtator.
Tivari u arrestua një ditë pas krimit dhe gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se veproi në vetëmbrojtje, duke thënë se viktima kishte tentuar ta përdhunonte. Por burime nga grupi hetimor hedhin dyshime serioze mbi këtë version, duke theksuar se të gjitha të dhënat e deritanishme çojnë drejt një vrasjeje të paramenduar.
Nga këqyrja e vendit të krimit rezulton se Beqiraj është goditur fillimisht pranë derës së hyrjes, ndërsa trupi i tij është gjetur i pajetë nën tavolinën e kuzhinës, vetëm me të brendshme.


